"Italia" Square was transformed yesterday evening into a fashion catwalk for the final of the 'Muza Competition', where creators from all Albanian-speaking regions came together. The 10 finalists presented their collection in the show that crowned Klara Kazan with the collection "Under the Veil" as the winner.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në këtë event, shprehu kënaqësinë që në kryeqytetin shqiptar realizohen kompeticione të tilla, që bëjnë bashkë shqiptarët. “Pas asaj që ndodhi në Ukrainë me Rusinë, të gjithë kujtohemi se miqtë, sidomos fqinjët, nuk duhet t’i marrim për të mirëqenë. Ne jemi shumë krenarë për fqinjët tanë sepse ne shqiptarët rrethohemi nga tanët, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe ndaj sot jam shumë i lumtur që, për këtë fqinjësi, që është më shumë se sa fqinjësi, është gjaku ynë, ne kemi dedikuar këtë edicion. Jam vërtet krenar për presidenten Atifete Jahjaga, e cila na ka treguar se të drejtosh nuk do të thotë të provokosh, do të thotë të bashkosh, të dashurosh, të lidhësh njerëzit, jo të përçash njerëzit. Ndaj, jam vërtet krenar që sot kemi më të mirën e botës shqiptare”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku dha edhe një mesazh teksa iu referua një prej modeleve të ‘Muza Competition’: “Modelja që mori më shumë duartrokitje nuk ishte modelja që kishte detyrimisht veshjen më të bukur, por ishte modelja që humbi këpucën dhe vijoi rrugëtimin. Për ne shqiptarët, nuk është i rëndësishëm mjeti, por destinacioni. Ajo modelja ishte shumë e qartë që destinacioni, misioni është më i rëndësishëm se sa mjeti. Ndonjëherë mund të shkojmë zbathur, ndonjëherë mund të shkojmë me këpucë, ndonjëherë mund të shkojmë me veshje sportive, ndonjëherë me veshjet më të çmuara, por destinacioni është shumë më i rëndësishëm se sa mjeti, që i çon shqiptarët atje ku duhet, në familjen evropiane”, tha Veliaj.
Andriola Kambo, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon tha: “Në udhëtimet e mia të shpeshta pata fatin të takoja nënë Tolen në komunën e Tuzit, një grua e moshuar që mbante ende gjallë trashëgiminë tonë kulturore dhe punonte xhubletën, më inspiroi. Këtu nisi dhe “Muza” që të bashkonte tre komponentët kryesorë inovacionin, turizmin dhe ekonominë krijuese. Në këtë edicion 1150 aplikime dhe në këto 1150 aplikime sot kemi 10 finalistët tanë. Vjet kishim 350 aplikime dhe patëm 10 finalistë.”
Mes të ftuarve, ishin edhe personazhe të njohur të showbizit shqiptar dhe të botës së ekranit. Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.
In this edition, more than 1,000 young people from Albania, Kosovo, North Macedonia, Montenegro and Serbia applied to be part of the grand final of the Muza Competition.