Opinion

The truth of Macron's "unconscious" plan on EU enlargement

The truth of Macron's "unconscious" plan on EU enlargement

By Rikard Jozwiak

The recent comments of the French President, Emmanuel Macron, on a parallel European community (community) for countries waiting to join the European Union, are a classic renewal of the old idea of ??a continent composed of different rings of countries enjoying levels of diversity of EU integration, with the Eurozone at the absolute epicenter. It is an idea that is unlikely to materialize as there is much opposition to it, not only outside the EU, but essentially within the union as well.

The real "vestibule" of the EU is, and will likely remain, the EU accession process of Georgia, Moldova and Ukraine, which have now formally applied to join the bloc, and it will be done. increasingly visible. But while Macron's idea of ??new European political architectures may be vague, he is entirely right about another seemingly controversial thing: it will take decades for a country like Ukraine (and consequently Georgia with Moldova) to join the EU.

This comes despite the heroic battle of the Ukrainian nation and the widespread sympathy it enjoys around the world, including the support of citizens in EU countries, who believe that one day it should become a member. But the bitter truth is that: no country has entered the European Union based solely on emotions.

It takes years of arduous political and economic reforms, billions of euros are needed to rebuild the country and the will of the 27 EU members along the way - something that will not always be there. For a country in the midst of war, with its economy and industrial base shattered and a bloodthirsty neighbor seeking to suppress its entire existence, this can be almost impossible. Even if a benevolent Democrat in the Kremlin suddenly appeared, which is unlikely to happen, it would not turn Kiev's trip to Brussels from decade to year.

Për të pasur një ide se sa i ngadaltë do të jetë ky proces, mjafton të shihni rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Po, krahasimet gjeografike janë zakonisht të padrejta, dhe kontekstet politike, historike dhe ekonomike ndryshojnë shumë, por këtu ka shumë paralelizma që thjesht nuk mund të anashkalohen. Argumenti më i zjarrtë për anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës janë vetë sakrificat heroike që po bëjnë ukrainasit duke u rezistuar pushtuesve rusë. Ata po luftojnë jo vetëm për kombin e tyre, por për gjithçka që përfaqëson vërtet Perëndimi.

E gjithë kjo është e vërtetë, por kjo ishte e vërtetë edhe për Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën. Ata përjetuan gjithashtu masakra, krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe shfaqën stoicizëm dhe heroizëm mbresëlënës për të mbijetuar si popull dhe si komb. Megjithatë, kjo nuk i ka ndihmuar shumë ata në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në BE, me Sarajevën dhe Prishtinën që mbeten në pritje me statusin e kandidatëve të mundshëm. Dikush mund të thotë se kjo është për shkak të situatës problematike në të cilën dy shtetet ndodhen, me Kosovën që ende nuk e njohin një pjesë e vogël e shteteve anëtare të BE-së dhe Bosnjën, me strukturën e saj jofunksionale politike.

Por, çfarë lloj Ukraine po del realisht nga kjo luftë? Cila Ukrainë po aplikon në fakt për në BE? I gjithë Perëndimi mbështet integritetin territorial të vendit, duke përfshirë Krimenë dhe Donbasin, por sa të mëdha janë shanset tani dhe në muajt dhe vitet në vijim që Qeveria e Kievit të ketë kontroll politik mbi këto rajone?

Të njëjtat pyetje mund t'i shtrohen Moldavisë dhe Gjeorgjisë në lidhje me rajonet e tyre separatiste. Dhe, nëse nuk ka përgjigje të qarta për këto pyetje, është e vështirë të parashikohet ndonjë shans real mbi anëtarësim në BE, pasi Moska do të vazhdojë t’i përdorë këto rajone të pushtuara për të lidhur treshen me sferat e saj të ndikimit.

Por, krahasimet nuk mbarojnë këtu. Ndërsa ka probleme të konsiderueshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë korrupsionin, keqfunksionimin e pushtetit gjyqësor, madje edhe kapjen e drejtpërdrejtë të shtetit (gjëra që janë të pranishme edhe në treshen e vendeve lindore që aspirojnë të anëtarësohen në BE), e vërteta është se një arsye tjetër pse ky rajon nuk është tashmë në BE është sepse shumë në union nuk janë veçanërisht entuziastë për integrimin e tyre në radhë të parë.

Më pak se një vit më parë, disa vende anëtare të BE-së vunë në dyshim vendosjen e fjalës "zgjerim" në deklaratën e samitit të fundit të Ballkanit Perëndimor. Para pushtimit rus, më 24 shkurt, çdo përpjekje që linte të kuptohej se vende të tilla si Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina kishin shanse që një ditë t'i bashkoheshin unionit, hidheshin gjithmonë poshtë nga disa vende të Evropës Perëndimore.

Ndonëse kishte më shumë solidaritet në muajt e fundit nga Bashkimi Evropian, ishte mjaft e qartë në diskutimet që u zhvilluan midis udhëheqësve të BE-së, në muajin mars në Versajë, se ato vende që ishin pro hapjes së portave për treshen, ose të paktën për Ukrainën, ishin anëtaret më të reja të BE-së në Evropën Qendrore dhe Lindore. Dhe, nuk kemi prekur ende as çështjen e përparimit të vendeve, të cilat janë mbajtur peng nga çështje të tjera.

Edhe këtu kemi një shembull të Ballkanit Perëndimor – Maqedoninë e Veriut - padyshim një nga vendet që i ka plotësuar më së miri kushtet e BE-së në vitet e fundit. Edhe Franca edhe Bullgaria e kanë bllokuar hapjen e negociatave të saj për çështje që lidhen drejtpërdrejt me Shkupin, për Sofjen, dhe me zgjerimin në përgjithësi për Parisin. Kush mund të thotë se kjo nuk do të ndodhë me Ukrainën? Ashtu siç Turqia po kundërshton aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO (dhe kërcënimi i presidentit kroat për të bërë të njëjtën gjë), çdo proces zgjerimi paraqet një mundësi të përsosur për të nxjerrë përfitime dhe lëshime të ndryshme, për përdorime të brendshme apo gjetkë.

Pra, kur Komisioni Evropian në fillim të muajit të ardhshëm të vijë me opinionet e tij për aplikimet për në BE, të Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës, prisni disa hezitime. Mund të ndodhë shumë mirë që të rekomandohet statusi i kandidatit, të paktën për Ukrainën, por mos u habitni nëse ai kushtëzohet me reforma të mëtejshme dhe detyra të tjera. Siç kanë mësuar vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni është shpesh më optimist dhe më i gatshëm se Këshilli, ku shtetet anëtare duhet të binden dhe konsensusi është i domosdoshëm.

Në fund mund të jetë më i mundshëm statusi i kandidatit dhe më i pranueshëm për 27 vendet anëtare sesa një status i pakushtëzuar kandidat, pasi ata mblidhen në Bruksel më 23-24 qershor “për të vlerësuar” rekomandimin e Komisionit.

Pak para këtij samiti, ata do t’i presin të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin belg. Shpresa është ende se do të ketë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deri më tani, sinjalet nuk janë shumë inkurajuese.Por, për të ecur përpara me një rajon, ose të paktën një vend, Ukrainën, por jo me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, sipas disa zyrtarëve të BE-së, kjo do të dërgonte sinjale të gabuara.

It may seem unfair to Kiev, but Brussels always finds ways to disappoint - just ask any official from the Western Balkans. And, Kiev may very well complain, rightly mentioning the lack of courage, will and geostrategic thinking by the EU and claiming that it is all unacceptable. But, like the Western Balkans, they will realize that there are few other options available to them as they take their seats in the EU lobby./REL