The speech that Prime Minister Rama gave to the diaspora in Italy!
Dear brothers and sisters, Albanians of Italy, I am deeply touched by your hospitality!
I want you to know that I have been extremely moved by the warm wave of greetings and invitations from many Albanians who have written to me all these days, in fact immediately after the meeting in Athens, to visit them where they are, on all four sides of Italy.
Many thanks to all!
Most of those who wrote to me are probably here too. Many, many thanks for your presence! But many, many others are far away in the cities, in other towns of this friendly country.
Endless gratitude for the great desire to meet me and a hug to everyone wherever they are from this wonderful arena, where the red and black flags and the Italian tricolor testify with all the beauty of simplicity, the eternal bond between two peoples who among dozens centuries has united a whole sea of history, in this Mediterranean basin where the spirit of today's Europe was conceived.
You, the Albanians of Italy, are the most radiant example of the Albanian vanguards of reunification with Europe. You, not politics, not the media, not business, are the main unifiers of the two shores of the Adriatic in a single space of universal relations.
You are the greatest force for the return of the old Arberia and the new Albania to the natural bed of European civilization.
You, yesterday's Albanian immigrants and equal citizens of today's Europe, are Albanian pride embodied in an inspiring success for our national mission of final union with democratic Europe.
Today, this seems the most natural thing in the world, but yesterday, it seemed the most impossible thing in the world. When you became the bearers of the shocking beginning of this historic mission, on the rusty ships of communist Albania, where as the traveler and historian of the 19th century, Jakob Philipp Fallmerayer, would have said if he had seen you, you shaped a body like that of Albanian giants that for 500 years they were sent between the mountains.
"E stato un albanese". Surely everyone who stepped foot in Italy in the 90s remembers this alarm bell.
"E stato un albanese", was the avaz that pierced the ear when it was heard, teared the eye when it was read, crushed the soul and lowered the head of Albanians in every environment, where the Albanian should not just hide it, but if possible, forget about being Albanian in order to was accepted as an ordinary man and where the ordinary man, the Albanian in search of a new life through an honest job, felt like a person in search, for the sole fault of being "un Albanian".
Two cars collided; the newspapers wrote "E stato un albanese".
A robbery took place, the local tele-newspapers reported: "E' stato un albanese".
A murder was committed, the national television news began with the news "E' stato un albanese".
E kam dëgjuar me veshët e mi kur “Telegiornale” raportonte nga vendngjarja e një krimi. Gazetari me mikrofon në dorë dhe me dritat e makinës së policisë që rrotulloheshin në sfondin e natës raportoi:
“L’assassino e scapato e non e stato identificato. Ma ce la quasi certezza delle forze del ordine che e stato un albanese. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte un albanese.
Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte “un albanese”. Ky ishte shqiptari në pasqyrat italiane të atyre viteve. Kur ne u shfaqëm në dylbitë e Italisë si një jashtënxjerrje e errësirës në fund të detit, zhveshur nga gjithçka tjetër, përveç ëndrrës së një parajse lire e cila na thithte lart mbi ujë, gjysmë të vdekur me forcën e papërmbajtshme të imagjinatës së ushqyer, me vite të tëra nga valët e televizioneve italiane.
Asokohe italianët nuk kishin fare se si ta dinin, se përpara se të preknin brigjet e Italisë, shqiptarëve iu jehonte shpirti nga “liberta”-ja dhe nga “felicita”-ja e Albanos dhe Rominës.
Ju buçiste gjoksi nga zhurma e ardhur deri në shtëpitë e tyre prej stadiumeve të Serie A dhe iu dukej sikur edhe kupën e botës të ’82-shit e kishin edhe ata pjesë të tyre. Ju ishte bërë mendja si një magazinë sendesh të vjedhura nga valët e paligjshme të programeve televizive italiane, ku kishin futur çdo album të Celentanos; çdo trofe të San Remos, çdo reklamë të Caruselos, çdo fustan të Raffaellës, çdo personazh të telenovelave të RAI-t dhe të Mediaset, falë sa e sa inkursionesh nëpër natë, në ballkone e tarraca për të kthyer antenat nga perëndimi, njësoj siç ushtria popullore kthente kundërajrorët në pritje të avionëve anglo-amerikanë.
Italianët nuk e kishin fare idenë se përtej asaj që dukej, asaj jashtënxjerrje njerëzore nga humnera e ferrit Dantesk të komunizmit matanë Adriatikut dhe pamjes së albanezëve që papritur filluan të shfaqen nëpër rrugët e Italisë si ata figurantët e filmave nga mesjeta, duke ecur si të goditur prapa kokës dhe duke përsëritur “amico, amico”, kudo ku mbanin hapin, fshihej një shpirt i marrosur më italian se i italianit më të flaktë; një adhurim deri në vetëmohim i një Italie që në mendjen e shqiptarëve kishte marrë pamjen e një toke të shenjtë ku gjendej parajsa e kësaj bote; një dashuri e verbër pa kushte, e cila nuk i linte gjë mangët të gjitha dashurive më të mëdha platonike, por fatkeqësia më e madhe ishte se në të njëjtën kohë Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizori kur ikin dritat, e zezë, e palexueshme, e rrethuar nga errësira e një gjysmë shekulli, qysh kur italianët e fundit e kishin e parë atëherë kur humbën luftën pushtuese dhe shqiptarët i morën nëpër shtëpi, i fshehën nga nazistët, i ushqyen dhe i trajtuan si familjarët e tyre derisa i përcollën për në atdhe.
Në sytë e italianëve të viteve ’90, asgjë nuk e lidhte Shqipërinë e para luftës, provincën e dikurshme të Italisë kujtimi i së cilës ishte flakur në mbeturinat e historisë italiane të fashizmit me Shqipërinë komuniste që pikërisht nga ajo e kaluar ishte mbarsur si pjella e imponuar e një shtatzënie të mbrapsht. E kush nuk i kujton ato kohë me damkën: “E’ stato un albanese”, kur zienin debatet në kanalet politike italiane. Ishte koha e një farë Umberto Bossi, një tip që bëri thirrje që shqiptarët të vriteshin në det me pushkët e ushtrisë, një personazh që dukej sikur kishte dalë nga filmat komikë i cili këtej e bëri çorap Italinë, andej shkoi, i bleu djalit diplomën tek një nga ato universitetet Kristal dhe Vitrina të Saliut të dytë.
Ishte koha kur gjiri i Vlorës ishte bërë si parkimi i garave ujore të shpejtësisë për skafet që turreshin përnatë në errësirën e kanalit të Otrantos, ku të gjithë shihnin vdekjen me sy. Disa vdekja i merrte përgjithnjë në fundin e detit dhe të tjerët ia merrnin vdekjes në një kthesë të paimagjinueshme dhe fitonin lirinë duke prekur më në fund bregun e ëndrrës së tyre.
Ishte koha e mbytjes së “Katërtit të Radës”, anijes që u bë simboli i luftës së shqiptareve për tu rikthyer në gjirin e Europës pas një shkuljeje me dhunë prej saj dhe një errësire të pafundme jashtë librit të historisë europiane të pas Luftës së Dytë Botërore, por Italia e kohës fatmirësisht nuk ishte Greqia e asaj kohe. Jo vetëm populli italian njësoj si populli grek ua hapi derën bujarisht shqiptarëve duke i ndihmuar të ngriheshin mbi këmbët e tyre, por dhe qeveritë italiane megjithëse tejet të trembura nga fenomeni i sapo shfaqur i migrimit masiv drejt brigjeve të Italisë u sollën me Shqipërinë si askush tjetër.
Motra dhe vëllezër, ju thashë që mora shumë mesazhe nga shqiptarët e Italisë, pas asaj valles kuq e zi në zemër të Greqisë. Më bëri përshtypje në më shumë se një rast, dërguesit nga Italia më thoshin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja që dhe ju keni vuajtur, gati-gati dukej sikur ndiheshin të përjashtuar nga një garë dhimbjesh historike. Pothuajse xheloz për faktin se vuajtjet e tmerrshme të shqiptarëve të Greqisë e bëjnë më heroike nga tëra të tjerat historinë e stërmundimshme të afrimit të shqiptarëve me Europën dhe afirmimit të tyre si qytetar europianë. Ndanin dhe ata në mesazhet e tyre histori të trishta, histori të pamundura për tu futur në tablonë e Europës, lirisë dhe të drejtave të njeriut. Janë histori që e kanë vendin në ca peizazhe tejet të zymta të shpirtit njerëzor. Nuk kanë lidhje me territoret e plagëve të mëdha nga luftërat e hapura, por nga vuajtjet pa zë, nga konfliktet e fshehta të një kohe kur traumat e përpjekjes për tu përshtatur dhe për tu pranuar si të përshtatshëm quheshin thjeshtë domosdoshmëri të procesit të integrimit.
Ajo ishte një kohë kur bashkimi demokratik europian nuk ishte në gjendje as t’ia kërkonte dhe jo më t’ia vinte emrin e vërtetë projektit të përbashkët të Europës ku jetojmë sot. Dhe ja si erdhi koha! Ne shqiptarët jemi përgjegjës të barabartë për ecurinë e fatit të atij projekti etnik për të ardhmen e përbashkët të banorëve të këtij kontinenti në rrugën e fateve tona të pandashme europiane, ku shtetet e Europës demokratike, o ia dalin të gjitha në krye së bashku si europianë pa dallim, o mbetemi mbrapa botës gjithë bashkë në një Europë që sot është e sfiduar si asnjëherë më parë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.
Gjermania e quajti ribashkim që në minutën e parë dhe ia doli në krye pa pritur dhe pa kërkuar që gjermanët lindorë të bëheshin të përshtatshëm në një proces të stërgjatë me kritere, standarde, por dhe me lojëra politike të diktuara nga zgjedhjet e radhës lartë e poshtë nëpër Europë.
Ndërsa Bashkimit Europian iu desh të zvarritej dhjetëra vite me të ashtuquajturin zgjerim derisa carizmi rus u shfaq si ajo gjilpëra në sepeten e kasherit të pavdekshëm duke hapur luftën e parë pushtuese në këtë kontinent pas 77 vitesh dhe duke e bërë Europën të fillojë të kuptojë më në fund se duhet të ribashkohet një orë e më parë përmes urave të demokracisë, jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë.
Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, por sërish dhe gjerësish siç u ndodhi tragjikisht qindra mijëra vëllezërve dhe motrave tona në Greqi për një arsye të vetme dhe të lemeritshme që e dimë shumë mirë të gjithë dhe që do të mbetet një njollë turpi në historinë e Europës demokratike, por ama nuk ishin të pakta rastet kur ju e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit që ajo zilja përndjekëse “e stato un albanese” të mos i hapte ndonjë dreq pune një Haxhiu që e pagëzoi veten “xhixhi”. Apo një drite që u rilind si Lucia, por mbase formula e ekuacionit të njohjes së jashtëzakonshme teorike të Italisë pa e shkelur fare akoma, bashkuar me domosdoshmërinë praktike të fshehjes së gjurmëve të të qenit shqiptar gjatë atij impakti të “ububu”-shëm të albanezëve me pasqyrat mediatike, shpjegon fuqinë vetë transformuese që i bëri qindra mijëra shqiptarë të Italisë të përshtaten me një shpejtësi mbresëlënëse duke arritur suksese të rralla në botën e emigracionit shqiptar qysh në brezin e parë të të ardhurve.
Mbase fuqia e verbër e dashurisë platonike për Italinë e transformuar në forcën e brendshme të një hakmarrjeje nga zilja e alarmit “e stato un albanese’ e cila sa herë e dëgjonin i shtynte më fort shqiptarët t’i provonin Italisë: “No, non sono stato io”, shkaktoi atë lëvizjen e madhe nga terreni rrëshqitës i leckamanëve të lagur kokë e këmbë të parë në rastin më të mirë me sytë e mëshirës kristiane në terrenin pjellor të një komuniteti që, jo vetëm e fitoi luftën me paragjykimet, por nxori dhe ngjiti yjet e vet në maja dikur më të ëndërrta të Italisë palkoshenikon e Sanremos, në tempullin e La Scala-s në spektaklin e Amici, në podiumin e fituesit të Voice of Italy, në stolin e drejtuesve të skuadrave të Serisë A , në kopertinat e librave të Einaudit e të Feltrinellit, në Bienalen e Venecias dhe nëpër muret e galerive prestigjoze të arteve të bukura, e në çdo majë province e komune, ku krahas italianëve, shqipet shkëlqyen me talentet, bëmat dhe vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm.
“Tu proverai siccome sa di sale lo pane altrui, e quant’e’ duro calle lo scendere e salir le altrui scale” shkruhet në një nga këngët e Komedisë hyjnore, pikerisht aty ku paraardhesi i tij Cacciaguida, profeti i thotë Dantes një profetësi se do të ketë një jetë në emigracion si ajo që ai kishte kaluar vetë. Ajo këngë duket si e shkruar për shqiptarët e Italisë, kur thotë “ti do ta provosh si shijen e kripës në bukën e tjetrit, se ç’vuajtje është që shkallët e tjetrit t’i zbresësh e ngjisësh”.
“Tu lascerai ogne cosa diletta più caramente; e questo è quello strale che l’arco de lo essilio pria saetta.”
Shigjeta e harkut të arratisë do t’i ketë paraprirë, braktisjes së çdo gjëje që ti merrje me të mirë.
Ju shqiptarët e Italisë provuat të pabesueshmen, kur derdhët lot malli çurk për Shqipërinë, të cilën e kishit lënë me betimin ekstrem për të mos ia parë më kurrë sytë dhe lot të nxehta inati për Italinë, që e kishit kërkuar me besimin ekstrem se nuk do t’jua lagte kurrë fytyrën me ujin e kripur të syve.
Por tamam aty në atë shteg fare të ngushtë, mes atdheut të mallkuar që lat mbas kurrizit duke rendur si ai fati i Shqipërisë së ngritur nga varri dhe atdheut të dytë këtu që u përplas mbi ju si i marri duke iu shkelur e duke iu përmbysur bashkë me thesin e ëndrrave tuaja, ju gjetët atdheun më të sigurt vetveten.
Zbuluat brenda jush forcën e pandalshme për të ndjekur nga mbrapa të ardhmen tuaj pa u dorëzuar kurrë, mes e përmes purgatorit të plagëve të reja, kur ato të ferrit të vjetër akoma nuk ishin mbyllur duke e shtrënguar fort besimin te vetja tamam siç shtrëngonte Danteja dorën e Virgjilit. Virgjili është ai që i la njerëzimit edhe rrëfimin për forcën e pashtershme krijuese të emigrantëve, përmes personazhit kryesor të kryeveprës së tij “Eneida”.
Enea refugjati i arratisur nga zjarret dhe lemeritë e luftës së Trojës, ndalet në Butrintin tonë për të mësuar fatin e tij dhe pikërisht në Butrint, kjo Trojë e vogël, - siç e quan Virgjili, - Enea mëson fatin e tij përmes një profetësie. Në fund të një udhëtimeve të rrezikshme do themelosh Romën e lavdishme.
Përtej mitit, rrëfimi i Virgjilit na zbulon se çdo kështjellë politike është ndërtuar me gurë të mbledhur nga shtresat e kohës, çdo identitet e ka zanafillën me një të ardhur diku nga diku, çdo bashkësi e krijuar nga politika si entitet juridik mbi shtratin e gjeografisë, nuk është asgjë tjetër veçse një përzierje ripërtëritëse e elementeve, që në një epokë apo në një tjetër janë ndërthurur në përqafimin e të ardhurve më parë dhe atyre që kanë ardhur më pas me njëri – tjetrin. Edhe në këtë pellgun tonë mesdhetar, ju shqiptarët e Italisë, e ata të Greqisë më së pari jeni sot një nga shëmbëlltyrat domethënëse të një profetësie të përbashkët, themelimit të një qytetërimi të ri europian, më i lirë, më i drejtë dhe më gjithëpërfshirës sesa paraardhësit e tij grek dhe romak, fundi i hidhur i të cilëve mëson këdo që do të mësojë se si edhe realitetet politike në dukje më të çelikta mund të rrënohen si kështjella rëre, kur etja për pushtet e individëve që duan të kontrollojnë të djeshmen gërryen deri në sakrifikim vlerat e përbashkëta njerëzore dhe e kthen të përpjetën sfiduese drejt së ardhmes në tatëpjetën shkatërruese të së shkuarës.
Përpara se t’i jepte lamtumirën Elenit dhe Andromakës në Butrint, Enea në vizionin e qytetërimit që do të sillte lulëzimin në të tjera vise në Itali, ëndërronte që vëllezër prej shpirti dhe dashurie, popuj të krejt asaj zone do të ndërtonin një atdhe të vetëm, të përzier dhe të nënshtruar ndaj një fati të përbashkët në kufirin mes lindjes dhe perëndimit, të përziera dhe të mbishtruara ndaj njëra-tjetrës i kemi pasur historitë tona ne popujt në këtë zonë.
Dhe një prej shëmbëlltyrave më domethënëse të asaj përzierje është ajo e kohës kur fisnikëria shqiptare fitoi qytetarinë Venedikase, bashkë me të drejtën e përfaqësimit dhe kur Skënderbeu ynë u bë flamuri i qëndresës së perëndimit ndaj furisë së ardhur nga lindja, ne u nderuam nga Selia e Shenjtë me titullin e madh të “Atletit të Krishtit”, por nga ana tjetër njihet botërisht edhe fakti se heroi ynë kombëtar ishte edhe një luftëtar besnik i mbretit të Napolit me të cilin e lidhte pakti që i hapi rrugë konsolidimit të një bashkësie shqiptare që nga Pulia deri në Sicili ku ruhet në 51 komuna italiane sot e gjithë ditën gjuha e Arbërisë skënderbejane. Prej atyre rrënjëve të vjetra arbërore dolën në shekuj familje të mëdha e individë të shquar, që lanë gjurmë në historinë e Italisë; Albanët prej të cilëve doli edhe një papë shqiptar, Durrazzo-t e Xhenovës, Krispët e Risorgimento-s, Gramshët e rezistencës antifashiste, e plot të tjerë.
Ju, shqiptarët e Italisë e këputët me forcën e mërisë ndaj diktaturës së varfërisë dhe me duart e ëndrrave tuaja për Europën e prosperitetit, kërthizën me tokën mëmë përmes po atij deti ku paraardhësit tanë të vjetër, arbëreshët, e panë t’ju këputet ajo kërthizë me shpatat e makthit të tyre.
Ndryshe nga ju, që jeni katranipërit e sotëm të Skënderbeut, që vetëm pak vite më pas larg Shqipërisë rifilluat të ktheheshit për t’u çmallur me rrugët e vendlindjes ata, vëllezërit e motrat e Gjergj Kastriotit, kapërcyen shekuj në pamundësi për ta riprekur me sytë e përmalluar Arbërinë.
Arbëria vdiq pas lëngimesh të gjata shumë larg syve të tyre, e u ringjall me emrin Shqipëri e me një flamur të ri, ndërkohë që trojet arbëreshe të Italisë mbetën sëndyku i rrobave, i qirinjve dhe kujtesës së Arbërisë, mbuluar me flamurin e vjetër të legjendës dhe të historisë së Heroit tonë Kombëtar.
Por nga ana tjetër janë shumë domethënëse janë edhe gjurmët historike të Italisë në Shqipëri, aty ku Jul Qezari sfidoi Pompeun; aty ku Napoli, Amalfi e Venezia sollën tregtarë e arkitektë, ngritën kisha e ndërtime; aty ku kështjella e Rozafës së Shkodrës u kthye në simbolin e rezistencës veneciane kundër fuqisë otomane dhe u përjetësua në pikturën e gjeniut të Rilindjes, italiane Paolo Veronese, e cila qëndron sot e gjithë ditën në sallën e Këshillit të Madh në Venezia.
Ato gjurmë shtrihen nëpër trupin e Shqipërisë ndër shekuj drejt kohëve më të vona, deri aty ku mori jetë plani urbanistik i arkitektëve fiorentinë mbi të cilin u vu guri i parë i Tiranës moderne,e më pas aty ku nga përqafimi i dhunshëm i Shqipërisë dhe Italisë fashiste, shtrënguar mes historisë së një fuqie të madhe adriatike që e kishte parë mëmëdheun tonë si simotër dhe fuqisë megalomanianike të një Italie të verbuar nga ëndrrat e vjetra perandorake, u hap një plagë e rëndë prej së cilës mbeti lavdia e luftës antifashiste, po edhe gjurma e kulturës së asaj kohe, që sot e gjithë ditën është e shenjuar mbi të gjitha në asamblin historik të bulevardit kryesor të Shqipërisë.
Të dashur bashkëatdhetarë,
Tek ju, shqiptarë të Italisë e po njësoj të krejt Europës, unë shoh sikur ka marrë mish dhe shpirt shprehja e një emigranti të madh, Shën Palit, i cili i ra Mesdheut kryq e tërthor me peripeci të atilla që vetëm ju mund t’i kuptoni me mendje e më trup, deri kur solli Fjalën e Mirë të dashurisë së Zotit në këtë tokë të bekuar të Italisë, pasi e shpalli atë, siç vetë e dëshmon, në të gjithë Ilirinë:
“Luftova betejën e drejtë; e ndala tashmë vrapin; e ruajta besimin; pres vetëm çka më takon, kurorën e drejtësisë”.
Sot ju këtu, në Itali, jeni afro 700 mijë banorë me leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe më shumë se një e treta juaj, afro çerek milioni jeni qytetarë me pashaportë italiane e me të drejtë vote në vendimmarrjet demokratike të këtij vendi.
Tre të pestat tuaja janë të përqëndruar këtu, në veriun e zhvilluar italian. 10% e totalit të bizneseve të krijuara nga që kanë ardhur në Itali nga jashtë Bashkimit Europian janë tuajat dhe sipërmarrjet e shqiptarëve që kontribuojnë me taksat e tyre në arkën e shtetit italian janë mbi 40 mijë.
Studentët shqiptarë në universitetet italiane, janë po ashtu rreth 10% e gjithë studentëve të huaj nga jashtë vendeve të BE-së dhe mes të gjitha komuniteteve të huaja studentore të Italisë, ai shqiptar renditet mes atyre me rezultatet më të mira.
421 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur e pensioneve me Italinë, ku falë angazhimit personal të kryeministres suaj në Italinjë mike e paepur të Shqipërisë dhe një zëdhënëse shumë e fortë e jona në Bashkimin Europian, Giorgia Meloni, ne ia dolëm ta vendosim më në fund, pas një përpjekjeje të gjatë po të palodhur dhjetëvjeçare, një gur të çmuar e të munguar, në atë kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar plotësisht me dashurinë, me stërmundimet e me kontributet tuaja për këtë atdhe të dytë tuajin, ku ju e heshtët përgjithmonë atë zilen e paragjykimit të tmerrshëm “e stato un albanese”, që ju shoqëroi në të përpjetën e mundimshme të sakrificave drejt triumfit tuaj, si europianët e rinj të Italisë.
Sot unë kam ardhur tek ju, për t’ju thënë se edhe Shqipëria tanimë, po e fiton njësoj si ju betejën e saj të drejtë, pa e ndalur vrapin dhe duke e ruajtur të palëkundur besimin, në kërkim të kurorës së munguar të drejtësisë për emrin e saj, flamurin e saj, vendin e saj me Zot, me ligj e me zakon, në familjen e shteteve të Europës.
Jua them vazhdimisht kolegëve të mi europianë; vërtetë edhe për pak kohë ne nuk jemi ende të gjithë si popull dhe si shtet në Bashkimin Europian, por të qenit europian në mes të Europës, njësoj të barabartë në nder dhe në dinjitet me të gjithë të tjerët, nga Londra deri në Varshavë, nga Stokholmi deri në Athinë, shqiptarëve ua ka caktuar njësoj si gjithë europianëve i njëjti Zot dhe ne na e ka shkruajtur amaneti i Skëndërbeut, i rilindasve, i dëshmorëve të shqiptarisë ndërsa mbarë këtij kontinenti, jeni ju që ja keni imponuar të parët se shqiptarët janë pjesë e Europës dhe ju jeni pjesë e bashkuar e familjes europiane.
Njësoj sicc ju e çliruat këtu në Itali emrin “albanese” nga ai kafazi i tmerrshëm i paragjykimeve poshtëruese, edhe Albania jonë sot ka dalë nga ai kafaz, ku deri para disa vitesh e shikonin me nënçmim, e trajtonin, në rastin më të mirë, si një krijesë misterioze dhe në rastin më të keq si një qenie inferiore, e mbushur me pleshtat e të gjitha të këqijave, një vend i rrezikshëm i padepërtueshëm nga ligji, i mbështjellë nga pluhrat, i pushtuar nga plehrat që i bënte të gjithë shqiptarët në Europë, që ju bënte dhe ju këtu në Itali të skuqeshit kur i zihej emri me gojë ”Albania”.
Por sot, sot ka ardhur dita që çdokush rreth e rrotull jush, në lagje, në punë e kudo qoftë, nga italianët kur i thoni Albania, ju thotë “Mezi po pres të shkoj me pushime” dhe ka ardhur dhe dita kur nëse rastis ndonjëri që ju sheh shtrembër, keni të gjitha arsyet ta shihni me kokën lart dhe t’i thoni “C’e qualcosa”?”
Për shumë vite ishit ju, shqiptarët e Italisë dhe të gjithë Europës që e mbajtët Shqipërinë në këmbë me dërgesat për familjet tuaja. Sot është radha e Shqipërisë t’ju bëjë juve krenarë, kur flisni për atdheun tuaj apo kur italianët dhe europianët e tjerë flasin për Shqipërinë dhe për dinjitetin e saj të fituar përfundimisht europian.
“Akil, Akil, këmbëshpejti që rend brigjeve të detit…”
Kjo fjali nxjerr nga Iliada, shqiptohej me zë të ulët, si një uratë në greqishten klasike, nga një shqiptar që më 1943 vuante si antifashist internimin në Ventottene. “Në Ventottene, - shkruan Altiero Spinelli, një nga etërit e projektit të Europës së Bashkuar - ai ishte afruar në mënyrë të natyrshme me ish-komunistët dhe me socialistët me të cilët fliste shpesh për djallëzinë e regjimit të Stalinit ose e shihje të ecte elegant, me kokën drejt, bukurosh, me flokët biond në erë duke pëshpëritur fjalët e Platonit që i lexonte në greqisht tek kërkonte ndjellësinë e shpirtit. Gjatë natës së 25-26 korrikut ’43”, - rrëfen Spinelli, “ndërsa ishin mbyllur nëpër baraka, ishte hapur fjala se Musolini kishte dhënë dorëheqjen. Mëngjesin tjetër, të gjithë të internuarit u gjendën në shesh për të dëgjuar në radio komunikatën e shkarkimit të Duçes. Për një moment mbetëm të topitur. I pari që theu heshtjen ishte shqiptari Zai Fundo, ndoshta se duke mos qenë italian, emocionin e kishte më pak të fortë dhe ja ku thirri: ‘’Viva l'Italia libera’’ dhe kjo thirrje u mor pastaj nga të gjithë”.
Më pas, Zai Fundo u kthye në Shqipëri, por Shqipëria nuk ishte gati për vizionin, idetë, ambicien e tij që e çuan atë në varr shumë përpara kohe, djaloshin e dashuruar me Platonin dhe atdheun e tij, por të zhgënjyer nga komunistët, që e kishin rrëmbyer me dhunën e diktaturës, pushtetin e gjithë shqiptarëve.
Shqipërisë iu desh, jo vetëm të dilte nga terri i pambarimtë komunist, por edhe të përshkonte vargmalet rraskapitëse të një tranzicioni të “mos o Zot”-shëm për t’u rishfaqur më në fund në brigjet e Mesdheut europian si një shtet me zërin e vetë, në një vend me dinjitetin e vetë, i cili sot pret e përcjell miq nga e gjithë Europa, që nga miliona e miliona europianët që vijnë gjithnjë e më të shumtë për ta vizituar çdo vit, deri te dinjitarët më të lartë, të cilët e shohin Shqipërinë si Europën e vogël të Ballkanit akoma të trazuar.
Vitin e ardhshëm Shqipëria do të mikpresë në Tiranë që të gjithë udhëheqësit e komunitetit të ri politik Europian, nga Mbretëria e Bashkuar në Ukrainë dhe Moldavi, nga Norvegjia në Turqi, nga Portugalia në Azerbajxhan.
Kush mund ta imagjinonte deri para disa vitesh këtë Shqipëri sot, në arenën e madhe europiane, e cila i ngjan gjithmonë e më shumë të gjithëve ju në familjen e madhe europiane, por Shqipëria sot pret dhe ju, shqiptarët e Italisë dhe krejt botës, si vendlindja juaj që rilind çdo ditë dhe që më në fund po bëhet shteti që aq shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë.
Disa gojë, nga ato që ju i njihni mirë, thonin këto ditë që unë nuk duhet të vija këtu sepse nën udhëheqjen time paskan ikur nga Shqipëria 1 milionë shqiptarë. Kjo e “1 milionë shqiptarëve” të ikur 10 vitet e fundit, është një gënjeshtër e madhe, e ligë dhe e turpshme, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana, e cila doli po nga ato gojë të pista, duke i ofenduar në nderin dhe dinjitetin e lartë patriotik shqiptarët e Greqisë, që u shkrinë si lumi në det në atë përqafim kuq e zi të Athinës, për të treguar dashurinë, për të shprehur mallin, për të manifestuar krenarinë e tyre për shqiptarinë dhe për Shqipërinë.
Po, e vërtetë është, kanë ikur edhe në këto 10 vjet shumë shqiptarë. Shumë më tepër sesa janë kthyer.
Është e vërtetë, por “Shqipëria e katandisur në 1.5 milion banorë”, “Shqipëria e narko-shtetit”, “Shqipëria e mbytur në detin e korrupsionit”, “Shqipëria ku s’ka as punë, as shpresë” - është një Shqipëri që ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve, të cilat e përndjekin tokën e fëmijëve të Shqipërisë qysh kur Shqipëria shpalli pavarësinë në vitin 1912 dhe që prej asaj dite, më të ligjtë e armiqve të vetë, Shqipëria i pati gjithmonë nga radhët e parisë së vet.
Shumë vërtetë është. Shqipëria ka një luftë të madhe për të bërë akoma edhe me korrupsionin edhe me krimin edhe me të tjera plagë të trashëguara, jo vetëm nga dekada e tranzicionit, por nga shekuj ndarjeje të dhunshme prej Europës.
Është askush që nuk e di historinë tuaj, askush që nuk e di historinë tonë, po të shikonte atë film, nuk do ta besonte kurrë që ata njerëz atje, jeni ju dhe si ata njerëz atje, që sot jeni ju, ashtu ishte Shqipëria dje, që sot ju ngjan juve.
Ama me të gjitha problemet e veta, Shqipëria ku drejtësia mbahej lidhur si qen gjahu me litarin e agallarëve të saj të paprekshëm, Shqipëria ku vriteshin çdo vit mbi 100 vetë dhe ku policët i shtynin makinat që mbeteshin pa benzinë rrugëve, Shqipëria ku turizmi mbahej vetëm nga patriotizmi dhe ku rrugëve kishte më shumë togje plehrash të pa mbledhura se turistë, Shqipëria ku ju duhet të merrnit rrugën mbrapsht, ta kalonit detin për të shkuar për të marrë një dokument dhe pastaj nuk dilnit dot nga sheshi i trageteve pa paguar policin e radhës, - ka vdekur.
Ka vdekur njëherë e përgjithmonë, siç ka vdekur një herë e përgjithmonë çdo shans që hijet e të shkuarës të rikthehen mbi kalë për ta shaluar në drejtim të paditur fatin europian të Shqipërisë. Mos e harroni në asnjë sekondë përballë çfarëdo gjëje që nuk shkon se ka ndodhur diçka që në fakt është gjithçka që na është dashur për të arritur aty ku duam.
Ka ndodhur që Shqipëria sot ka fituar besimin e botës dhe meriton edhe besimin e çdo shqiptari. Besimin e çdo shqiptari si ju që e di shumë mirë që asgjë që arrihet me punë nuk arrihet pa mund, nuk arrihet pa sakrifica, nuk arrihet pa durim, nuk arrihet pa shtrënguar dhëmbët.
E kush më mirë sesa ju shqiptarët e Greqisë, Italisë, Europës e di të vërtetën, e cila sa ç’është e thjeshtë, aq është e pamundur që të kuptohet nga kushdo që punës nuk ia ka provuar peshën mbi supe, nuk ia ka njohur zhgënjimet mundit, nuk ia ka ndjerë dhimbjen sakrificave, nuk ia ka kaluar sprovat durimit. Dhe po ju them, atij që do besojë tek Shqipëria e sotme, Shqipëria e nesërme do t’ia kthejë shumëfish besimin!
I kam sjellë këtu këto rreshta për ju. Se duken tamam si të shkuara për ju. Për shqiptarët e kësaj kohe vështirësish të reja për Italinë dhe për Europën e zhvilluar se ju jetoni këtu dhe ju e dini shumë mirë se sa shumë janë vështirësuar gjërat, por dhe mundësish të reja për Shqipërinë që sot mund të zhvillohet si kurrë më parë.
Janë fjalë të nxjerra nga Panegjeriku i perandorit Anastas Durrsaku:
“Ty fati sikur ta kishte parashikuar të ardhmen të dhuroi atdheun që ua kalon të tjerëve nga lumturia. Sepse Epidamnit, (Durrësit) i këndojnë shkrimtarët dhe bashkë me ta buçet për të fama si një qytet që zgjatet nga toka në det dhe që banohet në secilin nga të dyja e që ka me tepricë nga ato që mund të prodhojë toka dhe deti. Sepse këtu është e mundur që njerëzit të jenë njëkohësisht banorë të ishullit dhe të kontinentit dhe t’u qëndrojnë larg të këqijave që vijnë nga të dy, duke gëzuar si njërin si tjetrin’.
Por ndryshe nga ata që vijnë nga deti, nga toka, nga ajri dhe që Shqipëria e sotme i mikpret me bujarinë e saj legjendare, për çdo të huaj në pragun e shtëpisë së shqiptarit, ju vini sot në një Shqipëri që është shumë ndryshe nga ajo që latë kur ikët nga sytë këmbët. Dhe padyshim që Shqipëria sot është një shtëpi ku ka akoma shumë gjëra për të vënë në vend dhe shumë punë për të mbaruar, por mos harroni, pikërisht pse ajo është e tillë, ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, me eksperiencën, me kursimet e veta dhe që duke pas mësuar guximin do të fitojë për veten dhe familjen më shumë sesa ata që ngurojnë, se shpirti ia u do, por ndërkohë mendohen dhe presin, presin që ta gjejnë gati.
Dhe tjetra, ai që do të kthehet më shpejt do ketë më shumë vite përpara në paqe për shpirtin e ndarë në dysh, që kur shkon atje, e ke këtu, kur je këtu e ke atje, por ju nuk jeni detyruar, nuk jeni aspak të detyruar të zgjidhni, o njërën, o tjetrën mes të dyjave, Italisë dhe Shqipërisë sepse ju sot e keni të mundur t’u përkisni të dyjave, jo vetëm si deri tani, këtu me punë dhe me halle, andej me zemër dhe me njerëz, por edhe me zemër edhe me punë edhe këtu edhe atje!
Askush më mirë se ju, nuk ia di fjalës punë, askush më shumë se ju nuk ia di dijes së mundit e djersës, parasë së fituar dhe kursyer me shume sakrifica në një dhe që dje ishte i të huajit, ndërsa sot është dhe i juaji.
Prandaj askush më mirë se ju nuk do t’ia dilte dot me punë, mund, me guxim që ta rriste me mundim ekonominë e familjes së vet, duke investuar dhe atje, në dheun që ju nxori në det si të huaj, por që ka qenë, është dhe do të mbetet atdheu juaj.
Koha e mirë e Shqipërisë më në fund ka ardhur motra dhe vëllezër dhe vetëm ne shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve të saj, brenda dhe jashtë kufijve të politikës, brenda dhe jashtë kufijve të së mundurës mund dhe do ta bëjmë këtë kohë, një kohë që do të shënjohet në historinë e vendit tonë siç u shënjua në historinë e shqiptareve në Europë koha juaj, koha e ribashkimit përfundimtar me familjen europane.
“Unë erdha në Durrës për arsye se ky është dhe qytet i lirë dhe besnik ndaj meje dhe i vendosur afër Italisë”, - shkruante Ciceroni qysh në kohën e Romës dhe kështu vijnë tani në Shqipëri dhe udhëheqësit e Italisë që gjejnë atje një vend krenar dhe një vend besnik ndaj Italisë me të cilët marrëdhëniet tona janë ato të miqësisë, të respektit të partneritetit të veçantë.
Sot në Shqipëri jetojnë afro 20 mijë italianë dhe numri i tyre rritet çdo javë siç raportojnë burimet e brendshme italiane. Ndërkohë që afro 1000 të reja dhe të rinj italianë studiojnë në Shqipëri. Numri i bizneseve italiane është rritur dhe po i afrohet 3000. Ndërkohë që, gjithnjë e më shumë italianë vijnë në Tiranë për fundjavë.
Ju e dini më mirë se kushdo dhe lëre pastaj se mediat dhe kafenetë në Shqipëri, që sa shumë është shtrenjtuar jeta juaj këtu në Itali, që sa ndjeshëm është rritur pasiguria për të nesërmen.
Madje dhe sesa e vështirë është të shëtisësh lirisht pa frikë natën, në zona të caktuara në qytetet më të mëdha.
E ndërkohë, unë kam vetëm një ftesë për t’ju bërë të gjithë shqiptarëve që punojnë në hoteleri-turizëm apo në shërbime të ndryshme këtu apo në Europë.
Informohuni vetë, informohuni drejtpërdrejtë, jo nga ekranet, jo nga kanalet e mbushura me vrer politike dhe me lajme të rreme.
Informohuni sa janë realisht pagat së sektorin e shërbimeve në Shqipëri, sa merr realisht dikush që punon në hoteleri dhe secili pastaj e bën vet llogarinë, por ju siguroj se kush vjen i armatosur me dijen e aq shumë profesioneve dhe zanateve, për të cilat zhvillimi i Shqipërisë sot ka aq shumë nevojë është i fituar.
And with the greatest gratitude for the patience that you listened to me so briefly, because I speak at length I want to close with a word taken from a dedication, that there is no place, no occasion and no better message than today, I I share with you the dedication of the acts of the Council of Arbër in July 1703, where Monsignor Vincenc Zmajević wrote to the Holy Father, Pope Clement XI, the Albanian son of the Albanian Albanian family: "You ordered me, O Holy Father, the Pope, to visit and notice as an apostolic visitor the churches of Albania, my land under your shadow, holy Father Pope, the land of Albania is rejoicing, because after many years it is catching its breath and opening its eyes. This Albania, which for some time has been forgotten and covered by the fog, under an Albanian Pope is coming to the light and can't wait to gain the name and glory of the motherland, so please, O Blessed Father, our prayers, the most humbled honor and the joy of my Albania, even better to say, your Albania''.
May God be with you always, with your families, relatives and friends!
Long live Albania and Albanians!
Viva l'Italia e vivani gli italiani!
Once again a greeting from a wave of flags to all those who see us around Europe.
Thank you very very much!