Shënime në Blog

The first day of my life

Depresioni është një e keqe transversale, në kuptimin që kushdo me pore të hapura, me një farë ndjeshmërie karshi shoqërisë dhe asaj që e rrethon, nuk mund të mos ndikohet nga çfarë ndodh. Pra le të themi se është një ndjenjë mjaft fiziologjike. Unë kam pasur gjithmonë momente depresioni në jetën time, që kur isha tetë vjeç. E rëndësishme është që ato të jenë fiziologjike, domethënë që mos të të pushtojnë deri në paralizë.
The first day of my life

A story about end and rebirth, about second chances, about pain and hope. After two years from "Superheroes", Paolo Genovese returns to cinema with "The first day of my life", a film based on the book with the same title. The novel director of "The Perfect Stranger" returns to exploring the great theme of existence, revealing what happens in that time span between the choice of death and the possibility of return. To help the disillusioned protagonists, a special character comes to the rescue who tries to make them fall in love with life again. The actors are Toni Servillo and Valerio Mastandrea, Margherita Buy, Sara Serraiocco and the young Gabriele Cristini.

"The first day of my life". Where did the idea come from?
Ideja e filmit lindi përpara asaj të librit. Tharmi i parë ishte dokumentari “The Bridge” mbi Golden Gate në San Francisco, shumë interesant: regjisori kishte vendosur një kamer të përhershme mbi urën që mban rekord për vetëvrasjet e kryera dhe për një vit filmoi gjithë sa ndodhte aty. Disa prej njerëzve që hidheshin nga ura, mbijetonin. Ai i intervistonte dhe më bëri përshtypje fakti se thuajse të gjithë, në ato 7 sekondat e fluturimit në ajër, sepse aq është koha nga ura deri poshtë, pendoheshin. Pikërisht ato shtatë sekonda në ajër më dukeshin një gjë mbi të cilën nuk dija saktësisht se çfarë duhet të bëja, por që më nxiti, më emocionoi, më bëri kurioz. Prej aty lindi ideja. Pse ekziston dëshira për t’u kthyer mbrapsht? Kjo do të thotë se ekziston një çast, ka diçka që mund të të bëjë të ndryshosh mendje. Kështu që ato 7 sekonda u kthyen në shtatë ditë dhe mendova të tregoja se si njerëz të cilët vërtetë prekën fundin për një mijë arsye nga më të ndryshme kanë mundësinë të bëjnë një kthesë drejt shpëtimit. Dhe jam i bindur se kur nuk arrijmë ta gjejmë vetë, ky vendim buron nga dikush që na shtrin dorën, cilidoqoftë ai: një mik, një i afërm, vëllai, motra, një i panjohur. Për të shpëtuar na nevojitet dikush. Kështu lindi ideja e një njeriu misterioz, qëllimisht i paidentifikuar, me asnjë marrëdhënie të drejtpërdrejtë, por dikush që vendos t’u dhurojë një javë prej jetës së tij për t’i bërë këta katër personazhe të dashurohen me jetën e tyre.

Si i zgjodhët tipologjitë e rasteve?
Kur flisnim për të prekur fundin me skenaristët e mi, u ulëm për të menduar se cilat raste të dhimbjes së jetës do të donim të rrëfenim. Kishte shumë, dhimbjet janë aq të forta sa mund të nxisin që të zgjedhësh daljen e emergjencës nga jeta. Disa i përjashtuam me vetëdije, si për shembull dhimbjen e dashurisë që është aq shumë e përdorur. Gjetëm këto katër dhimbje që na prekin të gjithëve. Në një farë mënyre na dukeshin interesantë për arsye të ndryshme. I pari është personazhi i Mastandreas (Napoleoni), një motivues që nuk arrin t’i motivojë të tjerët sepse ka rënë në depresion. Depresioni është dhimbja e këtij shekulli. Ai kapërcen moshat, klasat dhe besimet. Është një dhimbje aq shumë e rrënjosur në shoqëri që mjerisht buron nga nga stili i jetës sonë. Kam lexuar statistikat e fundit dhe thonë se pak a shumë 8 milionë italianë vuajnë nga depresioni që luhatet nga ajo bezdia, nga ankthi me të cilin zgjohesh në mëngjes dhe s’i kupton mirë gjërat, deri tek paraliza e plotë që nuk të lejon të jetosh. Por është një e keqe që lidhet thellësisht me shoqërinë, pasi nuk kuptohet se nga vjen. Nuk e di përse ndihesh keq, siç thotë edhe protagonisti ynë. E dyta është zija. Mendoj se është një prej dramave më të forta që mund të përballojmë. Dhe mbi të gjitha, kur bëhet fjalë për një zi të paparitur. Një nënë që humb vajzën, interpretuar nga Margharita Buy (Ariana), prej një sëmundjeje të fortë, të papritur, të paparashikuar dhe nuk arrin dot të jetojë me këtë mungesë. Në të vërtetë, në film situata është paksa më e ndërlikuar, nuk është mungesa, por frika e humbjes, e dhimbjes. Pastaj mes protagornistëve është një fëmijë: është mjaft i pazakontë në një kuartet të tillë, por ishte interesante përballja me shqetësimet e adoleshentëve, që janë një ndër të këqijat e tjera të shekullit. Vështirësia për t’i gjetur vend vetes, për t'u ngjitur në lartësinë e asaj që kishe menduar se duhej të ishe. Një fëmijë i bullizuar. Unë, meqë ra fjala, jam ambasadori kombëtar kundër bullizmit; prandaj është një temë që më prek dhe kjo histori, qoftë edhe e ndërmjetësuar, buron nga një histori e vërtetë. Historia e katërt është ajo e një sportisti që përfundon në karrige me rrota, por në realitet edhe kjo është simbolike. Nga një lloj tjetër dhimbjeje: detyra për të fituar garën, ankthi i performancës. Edhe kjo lidhet me shoqërinë tonë: detyra për të korrur suksese, për t’u vlerësuar, për t’u çmuar, vlerësohesh për rezultatet që mbajnë gjallë nevojën për të arritur gjithmonë diçka, dhe në rast dështimi, mbizotëron një ndjenjë papërshtatshmërie.

Janë dhimbje që lidhen me shoqërinë tonë.
Po, ky është filli që i bashkon të katërta historitë. Dhimbja e dashurisë nuk është absolute, nuk lidhet me shoqërinë. Ndërsa këto të tjerat ndërlidhen shumë me momentin në të cilin po jetojmë. Unë mendoj se një ide mund të jetë e mirë në vlerë absolute, por është shumë më e fortë kur lidhet me kontekstin në të cilin lind ideja. Më vjen ndër mend “Të panjohurit e përkryer”: ajo ide funksionoi sepse u realizua në një moment të caktuar. Nëse do të publikohej kohë më parë, s’do ta kishim perceptimin mbi problemin që po përjetojmë lidhur me teknologjinë. Nëse do të publikohej sot, do të ishte paksa e vonuar në kohë. Prandaj ndërlidhja me kohën, me shoqërinë, është thelbësore dhe për mendimin tim filmi e ka këtë: ndër të tjera është një vepër që ka kaluar shumë vite në shtatëzani dhe tani po sheh dritën e publikimit pas periudhës së pandemisë. Jam i lumtur sepse çdo histori ka fatin e vet, por edhe sepse tani, më shumë se sa kur u filmua, të gjithë e ndjejmë shumë më tepër problemin.

Cila është marrëdhënia juaj me depresionin dhe marrëdhënia juaj me dhimbjen? Çfarë do të thotë t’i përkushtohesh kaq shumë kohë një filmi për dhimbjen?
Depresioni është një e keqe transversale, në kuptimin që kushdo me pore të hapura, me një farë ndjeshmërie karshi shoqërisë dhe asaj që e rrethon, nuk mund të mos ndikohet nga çfarë ndodh. Pra le të themi se është një ndjenjë mjaft fiziologjike. Unë kam pasur gjithmonë momente depresioni në jetën time, që kur isha tetë vjeç. E rëndësishme është që ato të jenë fiziologjike, domethënë që mos të të pushtojnë deri në paralizë. E rëndësishmja, ashtu si personazhi në këtë film përpiqet të bëjë me katër protagonistët, është të reagosh, të gjesh gjithmonë një këndvështrim tjetër, një arsye, diçka për të ecur përpara. Dhe kjo, padyshim në një masë shumë të madhe do të thotë të mos dorëzohesh kurrë në kërkimin e lumturisë, edhe pse mendoj se lumturia në vetvete nuk ekziston. Ka çaste lumturie, të cilat ndoshta janë ato që që të bëjnë të ecësh përpara.

Pra në rastin tuaj nga vjen kjo shtysë?
Unë ndihem me fat, sepse kam familjen dhe miqtë e mi. Bëhet fjalë për një familje të gjerë dhe që më jep atë ngrohtësi e cila më ndihmon shumë. Edhe puna ime më ndihmon shumë. Edhe sot jam i gëzuar dhe shpresoj që kjo të mos përfundojë kurrë. Çdo mëngjes që zgjohem për të shkruar, për të shkuar në sheshxhirim apo për të bërë gjithçka që ka të bëjë me punën time, jam i lumtur dhe ndihem mirënjohës për atë që po bëj. Nuk e harroj, nuk jam mësuar me të, është një ndjenjë mirëqenieje dhe nuk ka çmim. Ndihem shumë me fat.

*Paolo Genovese is an Italian director, screenwriter and writer. Winner of prestigious awards in Italian cinematography such as "David di Donatello" and "Nastro d'argento", he is the director of 14 films and the author of three novels. "The first day of my life" was also published in the Albanian language. The interview was translated into Albanian by Erjon Uka.