Shënime në Blog

Between truth and propaganda, the war is won by the one who narrates it properly

Lufta nuk kufizohet vetëm në shkatërrimin e këtij apo të atij objektivi ushtarak a civil qoftë; lufta gjithashtu luftohet duke pushtuar zemrat dhe mendjet e atij publiku global që nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.

Between truth and propaganda, the war is won by the one who narrates it properly

By Jo Nesbø / The story spread by Vladimir Putin that Russia found itself compelled to invade Ukraine to liberate its people taken hostage by a "gang of drug addicts and neo-Nazis" has been well received, at least in Russia. And at the same time, Putin silenced any voice that might dare tell a different story. Storytelling, the way we narrate events: is this the real battlefield? And what role can fiction play when truth is already possible?

TV series

In 2015, the first season of "Occupied" aired on Norwegian television. This series shows the Russian occupation of Norway, with a kind of understanding of the European Union and the United States, to continue the production of oil that had been banned by a green government. At the time I was working on the concept of fiction, my goal was to highlight the dilemmas and moral choices that normal people have to face whenever they go through extreme situations, consciously drawing a parallel with the vicissitudes of our grandparents and parents when they were hostages. the German occupation of Norway from 1940 to 1945. It was the appearance of a complex background consisting of maneuvers between a small nation, a threatening and noble neighbor, and the major world powers, in a delicate game of balance between political principles, economic aspects and security issues. I thought it was clear that in the imaginary world of "Occupied" there was no place to judge Russia, just as Stephen Spielberg had nothing to say about the great white sharks in his film "Jaws."

And yet, the Russian authorities did not welcome him well. Vyacheslav Pavlovsky, the ambassador to Norway, told the Russian press agency Tass that "it is inappropriate that this year, as we celebrate the 70th anniversary of the victory in World War II, the authors of the TV series have forgotten the heroic contribution of the army. the Soviets liberated northern Norway from Nazi occupation, and in honor of the Cold War's worst tradition, decided to intimidate the Norwegian public by posing a phantasmagoric threat from the East. The ambassador may have been a little overwhelmed, because Russia, a year ago, had invaded Crimea, long after the creation and production of "Occupied", choosing to return to the role of antagonist on the international political scene.

Faktet dhe historia

Ndoshta përgjigja është kjo: në një kohë në të cilën e vërteta zhvlerësohet nga propaganda dhe dizinformimi, kohë në të cilën udhëheqësit më të fuqishëm zgjidhen në valën e emocioneve në vend të meritave apo pozicioneve politike, faktet nuk kanë të njëjtën peshë si në të kaluarën. Fakteve u është dashur t’ua lënë vendin historive që janë në gjendje të gudulisin emocionet tona, histori mbi ne dhe mbi gjithçka që përkufizoht si kolektivitet, komb, kulturë, fe.

Ndoshta shkaku i dështimit të luftërave pushtuese në Vietnam dhe Afganistan nuk gjendet në mungesën e armatimeve dhe fuqisë ushtarake, por mund të ketë të bëjë me mungesën e tregimeve të afta për të "fituar zemrat dhe mendjet e popullatës". Më saktë: ndoshta përfundimi ishte i tillë sepse kundërshtarët kanë mundur të përhapin histori më të mira.

Sa herë shkruhet për luftën që po ndodh, mes citimeve më të përdorura gjej atë të senatorit amerikan Hiram Johnson, që ka hyrë në histori për deklaratën e vitit 1917 se “viktima e parë e luftës është e vërteta”. Përtej të tjerash, komenti i tij përdoret për t’iu kujtuar gazetarëve dhe botuesve se sa e brishtë është e vërteta bazuar mbi fakte, kur dy kundërshtarët luftojnë për ta bërë versionin e tyre të ngjarjeve mbizotërues. Por është gjithashtu një paralajmërim se sa naive është të besosh se një gazetar, sado i mishëruar në parimet e shenjta të integritetit dhe autonomisë, mund ta ndajë reportazhin e tij nga kultura, kombësia dhe nga vizioni i botës që i është paraqitur, veçanërisht në kohë lufte.

Bombat në Guernica

Në vitin 1937 kur gjenerali fashist Franko bombardoi qytezën Guernica duke masakruar popullsinë civile, banorët kishin zellin për të dëshmuar gjithë sa kishte ndodhur. Sapo nisën të dilnin imazhet e para dhe historitë e shkatërrimit, Franko dhe gjeneralët e tij e kuptuan se çfarë emocionesh do të kishin ngjallur këto pamje si në Spanjë ashtu edhe jashtë vendit, dhe me këmbëngulje argumentuan se ishin bashkëqytetarët republikanë ata që kishin rrafshuar Guernican. Ky version i fakteve u besua për një kohë të gjatë, të paktën nga ata njerëz që kishin interesa për ta besuar. Por republikanët kishin një tregimtar edhe më të mirë në anën e tyre. Pablo Picasso u përgjigj me një prej pikturave të tij më të famshme, “Guernica”, e cila përshkruante ferrin e shpërthyer në qytetin bask. Kjo vepër e pikturuar nga një artist që jetonte në Paris, një përfaqësim jo objektiv dhe produkt i imagjinatës dhe përvojës së tij, mjaftoi për t'i hapur sytë Europës. U zbulua për publikun në Paris po atë vit, dhe më pas u ekspozua në të gjithë kontinentin, duke ndihmuar inkurajimin e rekrutimit të milicive vullnetare që u dyndën në Spanjë për të luftuar përkrah republikanëve.

Between truth and propaganda, the war is won by the one who narrates it properly

Roli i kinemasë

Tanner Mirrlees, nga Ontario Tech University, autor i «Hearts and mines: the U.S. empire’s culture industry », përshkruan një mënyrë me të cilën Zyra për Informacionin e Luftës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës së Dytë Botërore kishte krijuar një sektor të destinuar për të punuar eksluzivisht me Hollywood, pra me zyrën e kinemasë.

Mes vitit 1942 dhe 1945, Zyra shqyrtoi 1,652 skenarë, duke modifikuar apo duke fshirë çdo lloj skene që mund të hidhte dritë të dyshimtë mbi Shtetet e Bashkuara, përfshirë materialin në të cilin amerikanët shfaqeshin “të pavetëdijshëm për luftën ose kundër luftës”. Sipas Mirrlees, ishte shefi i Zyrës për Informacionet e Luftës Elmer Davis që deklaroi se “mënyra më e thjeshtë për t’i mëshuar propagandës në mendjet e njerëzve është ta përfshish në një film argëtues, sepse në atë mënyrë publiku nuk e kupton se po ndikohet në mendimet e tij”. Filmat ishin dhe janë ende mjeti ideal për të formësuar opinionin publik, thotë Mirrlees duke iu drejtuar “Canadian Broadcasting Corporation” sepse shikimi i një filmi ofron një përvojë të gjallë dhe të përbashkët. Gjatë Luftës së Ftohtë, Hollywood përhapi idealet ushtarake amerikane, gjë që vazhdon ta bëjë edhe sot. Por sot e gjithë bota gjendet e ulur në të njëjtën kinema, duke parë luftën në Ukrainë. Megjithatë, ato që shohim, për të folur në mënyrë metaforike, janë versione të dubluara, me titra në gjuhët tona të ndryshme, dhe kjo do të thotë se nuk po shohim të gjithë të njëjtën histori.

Ka gjithashtu një luftë që po zhvillohet midis versioneve të ndryshme të rrëfimit të saj dhe më i miri do të fitojë. Ose, siç shkruante gazetari norvegjez Mode Steinkjier në Dagsavisen, "lufta nuk kufizohet vetëm në shkatërrimin e këtij apo të atij objektivi ushtarak a civil qoftë; lufta gjithashtu luftohet duke pushtuar zemrat dhe mendjet e atij publiku global që nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në konflikt”.

Censura

Pra çështja rrotullohet rreth veprimeve që jemi të gatshëm të ndërmarrim për të pushtuar zemrat dhe mendjet e njerëzve, sidomos në situatën aktuale, në të cilën një diktator si Vladimir Putin ndjek rregullat e tij të lojës, duke iu drejtuar një lloj censure dhe propagande që mendonim se e kishim lënë në të kaluarën më të largët dhe të zymtë. A është e përshtatshme - apo moralisht e drejtë - të marrësh pjesë gjithashtu në lojë, duke ndjekur manualin e Putinit? Në fund të fundit, një vend demokratik që braktis parimet e demokracisë si liria e fjalës dhe transparenca, qoftë edhe për të mbrojtur përkohësisht të njëjtat liri, përbën një kontradiktë të hapur. Winston Churchill thoshte: "Në luftë, e vërteta është aq e çmuar sa duhet shoqëruar gjithmonë me një tufë të mirë gënjeshtrash".

Pesimistët mund të shtojnë se në luftë gënjeshtrat janë aq të çmuara sa duhen mbrojtur me gënjeshtra të reja, por problemi është se plasin gjithmonë luftëra dhe konflikte të reja në ndonjë cep të botës, që shërbejnë si pretekste për të shpallur gjendjen e emergjencës. Por nëse jeni optimistë, ashtu si unë, mund të shpresojmë se e vërteta, ajo e vërtetë jo perfekte dhe subjektive e gazetarit, e artistit apo e ndonjë tregimtari që ka dëshirë të eksperimentojë diçka të vërtetë – do të ketë jehonë. Abraham Lincoln kishte të drejtë kur thoshte se “nuk mund t’i gënjesh të gjithë qytetarët në të gjitha rastet”. Nuk mungojnë shembujt, si Bashkimi Sovjetik që shpërtheu nga brenda, ose si Trump që u dëbua nga Shtëpia e Bardhë.

Brezi i ri

Përballë një lëmshi të dhimbshme versionesh të ndryshme të realitetit, ne nuk duhet të heqim dorë nga pranimi i faktit se secili version është po aq i vërtetë sa të tjerët. Disa janë më të vërteta se të tjerët. Ross Burley, i “Centre for Information Resilience di Londra”, një organizatë e pavarur që promovon raportimin objektiv dhe lufton kudo dezinformimin dhe propagandën, thotë se narrativa putiniane për arsyen e luftës në Ukrainë po fiton terren në pjesën më të madhe të botës që nuk kanë akses në rrjetet sociale ose në burime të huaja informacioni.

Për më tepër, është më mirë të mos tregohemi aq naivë sa të mendojmë se të vërtetat e mëdha në internet mund të ndryshojnë trendin kundër Putinit, i cili ka gëzuar mbështetje të madhe në mesin e popullatës për më shumë se njëzet vjet. Megjithatë Ross Burley thekson se gjenerata e re në Rusi po përdor gjerësisht VPN-në dhe hapësirat e tjera teknologjike për të lexuar opinione të ndryshme për atë që po ndodh. Numri i tyre mund të jetë ende i vogël, por ata janë të rinj të shkathët që do të bëhen gazetarë, shkrimtarë dhe artistë dhe do t’i përdorin rrëfimet si armë.

Ditë pas dite ndjekim zhvillimet ushtarake, sanksionet, hapat e diplomacisë, por lufta narrative është e gjatë. Një luftë që Putini është i destinuar ta humbasë, pavarësisht ofertës së madhe të gënjeshtrave. E panjohura e vetme mbetet “kur”. Franko qëndroi në krye të Spanjës për gati dyzet vjet, duke përdorur censurën e plotë si armën kryesore mbrojtëse. Por ai u mund përfundimisht nga historia dhe populli spanjoll e shkërmoqi trashëgiminë e tij ideologjike. Guernica u ekspozua për herë të parë në Spanjë në vitin 1981, gjashtë vjet pas vdekjes së Frankos, dhe në dymbëdhjetë muajt e parë u admirua nga mbi një milion njerëz. Edhe sot është një nga atraksionet kryesore të galerisë Reina Sofia në Madrid. Sepse historitë më të vërteta mbeten gjithmonë më të mirat.

* Jo Nesbø is a Norwegian writer. His books have surpassed 27 million copies sold worldwide. Several novels have been translated into Albanian, such as "Gushëkuqi", "Hakmarrja", "Ylli i djallit", "Vajza pa faceyre". This article was translated into Albanian by Erjon Uka.