Shënime në Blog

I don't regret anything

Shkruaja, vuaja shumë, dhe në të njëjtën kohë doja të përmirësohesha. Kisha një stil shumë primitiv dhe ndjeja nevojën e përmirësimit. Kjo gjë ishte e pamundur për sa kohë punoja në gazetë, sepse artikujt duheshin dorëzuar menjëherë. Kam vuajtur shumë për stilin. Për më tepër, sa herë ulesha të shkruaja, thosha me vete: duhet të heqësh mbiemrat. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme, të mos kishte mbiemra.

I don't regret anything

In a Madrid house with ample spaces, surrounded by books and abundant light, the Peruvian writer Mario Vargas Llosa, born in Arequipa 86 years ago, winner of the Nobel Prize in 2010, awaits us. This house is his refuge, which he abandoned seven years ago when he fled to live in another more famous one, in Puerta de Hierro, in the house of Isabel Preysler. "I experienced an experience that ended, that's all. Now I'm back in this house, surrounded by my books," he says during the interview.

Thursday, February 9 was one of the most important days of his life: he became part of the "Académie Française", founded by Cardinal Richelieu in 1634 and he is the first writer to become part of this institution even though he did not write in French .

Academicians of France are called "immortals".
I find being immortal very boring. Tomorrow, the day after tomorrow, forever... No, I'd rather die. As late as possible, but die.

Do you think about glory after death?
I've never done it in my life. I think about my children, my grandchildren, but I don't think about my books.

You really don't think "this book will stand the test of time, and so will this other one"?
I wrote books that certainly deserved to outlive me. "Conversation in the Catedral" and "The Last War of the World" are two books that I have worked hard on. But I don't think about death. What will happen to my work when I die? I don't know, I don't have these thoughts.

What are your thoughts?
None related to similar topics. What I can't stand is getting worse. Human remains. To me they are terrible, the worst that can happen to me. Now, for example, I have memory problems. I have always had a very clear memory. I used to remember things and now I notice that my memory is poor. Perhaps it's inevitable, it's been 86 years already. Some things I remember more than others, but... Some names for example: I remember faces, but not names.

I don't regret anything
During the ceremony at the French Academy.

Jeni nostalgjik?
Deri në një farë pike. Mbaj mend shumë gjëra për të cilat më vjen keq që i kam humbur. Për shembull vitet e universitetit i mbaj mend shumë qartë. Por ato që vijë pas, janë të mbuluara nga një lloj mjegullnaje, mjegulla që hera-herës më kujtojnë ngjarje shumë të trishta, ose shumë të gëzuara. Nga Bolivia më kujtohet frati që na mësoi leximin, frati Justinian. Ishte një italian i moshuar që na bënte të kërcenim dhe gradualisht na prezantonte me gërmat e alfabetit dhe kombinimet e tyre. Një eksperiencë e mrekullueshme, një nga gjërat e mëdha që më kanë ndodhur në jetë

Themeli i jetës suaj: nisja e leximit.
Çfarë ndryshimi përfaqësonte! Papritur hyra në një botë të pafund, ndryshe nga Cochabamba, qyteza e fëmijërisë. Mund të udhëtoja, e për më tepër të udhëtoja në kohë: të shkoja drejt së ardhmes, ose në të shkuarën. Librat ishin gjithmonë një aventurë. Mamaja ma kishte ndaluar të lexoja librin që mbante në komodinë. E mbaj mend shumë mirë, ishte një libër nga Pablo Neruda me kopertinë të verdhë dhe gërma blu: Njëzetë poezi dashurie dhe një këngë e dëshpëruar. Mbaj mend disa vargje, në fillim të poezisë së parë: “Trupi im i një fshatari të egër ju lëndon, dhe e nxjerr djalin nga fundi i Tokës”. Dhe atëherë thoja vetmevete: duhet të ketë mëkat, por cili është? Nuk e dija se cili mëkat ishte, por dyshoja se fshihej atje.

Më tregoni për babanë tuaj. (Ernesto Vargas, njeri me karakter të turbullt dhe i kompleksuar. U nda nga Dora Llosa disa muaj përpara lindjes së Marios: e mbyllte në shtëpi prej xhelozisë, por ndërkohë kishte të dashura dhe fëmijë me gra të tjera. Deri në moshën 10 vjeçare, shkrimtarit i ishte thënë se babai kishte vdekur. Më pas, prindërit nisën të jetonin sërish bashkë).
Fillimi i marrëdhënies me babanë tim nuk ka qenë i bukur, sepse zbulova që s’kishte vdekur. Nuk ka pasur kurrë mirëkuptim mes nesh, vetëm tensione. Le të themi se ishte faji im, po. Ai jo vetëm që ma kishte marrë nënën, por ishte edhe një burrë i ngurtë, shumë i ashpër. Vokacioni im letrar ishte një mënyrë për t'i rezistuar autoritetit të tij.

Në autobiografinë “Peshku në ujë” shkruani se babai ishte i shqetësuar nga zgjedhja juaj, aq sa madje se nuk i pëlqente të lexonte emrin e djalit të tij edhe në gazeta të tilla si “New York Times”.
Mendonte se shkrimtarët dhe poetët ishin të gjithë pijanecë ose pederastë. E pështirosnin. Një bir shkrimtar i kalonte netët në shthurje të frikshme. Kjo ishte ideja e tij për vokacionin letrar. Më regjistroi në një kolegj ushtarak, “Leoncio Prada”, me bindjen se ushtarakët dhe letërsia nuk shkonin bashkë. S’qëlloi në shenjë, sepse pikërisht në “Leoncio Prada” nisa të shkruaja si profesionist: u shkruaja letrat një numri të madh ushtarakëve për të fejuarat e tyre, që s’dinin si t’u përgjigjeshin. Shumë argëtuese të lexoje mesazhet e vajzave, që të mund t’u përgjigjeshe më pas.

Shpesh, në librat dhe në intervistat që keni dhënë, na ikën ky vrojtim kur flisni për rininë tuaj: Si keni arritur të bëni kaq shumë? Lexonit, shkruanit, bënit jetë sociale, udhëtonit, gjithçka pa pushim. A ia keni arritur sepse për shkrimtarë si ju, letërsia është një veprimtari thuajse e pavetëdijshme, e ngjashme me frymëmarrjen?
Jo. Absolutisht jo. Shkruaja, vuaja shumë, dhe në të njëjtën kohë doja të përmirësohesha. Kisha një stil shumë primitiv dhe ndjeja nevojën e përmirësimit. Kjo gjë ishte e pamundur për sa kohë punoja në gazetë, sepse artikujt duheshin dorëzuar menjëherë. Kam vuajtur shumë për stilin. Për më tepër, sa herë ulesha të shkruaja, thosha me vete: duhet të heqësh mbiemrat. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme, të mos kishte mbiemra.

Ju citoj: “Jam munduar gjithmonë ta vë prozën në shërbim të historisë, jo historinë në shërbim të prozës”.
Personazhet duhet të lindin, të kenë një jetë të tyren. Ishte shumë e rëndësishme që njerëzit të mos pengonin gjuhën dhe që gjuha t'u shërbente njerëzve që jetonin në roman. Gjithmonë ka qenë objektivi im. Jo tani, jo më, por kur shkrova romanet e mia të para, fiksimi im ishte të mos i jepja përparësi gjuhës ndaj veprimtarisë të personazheve.

Flaubert.
Zbulimi më i madh i jetës sime. Jam ky që jam falë tij. Flaubert kishte mashtruar babanë e tij duke shpikur një sëmundje - pretendonte se shihte drita që i shkaktonin gjendje të fikëti - sepse babai i tij donte që ai t'i përkushtohej një profesioni liberal. Babai ishte mjek, drejtoi një spital dhe më në fund u dorëzua dhe e mbylli në shtëpinë e një fshati të vogël, Croisset, ku Flaubert shkroi “Zonja Bovari”. Iu deshën pesë vjet dhe shkruante çdo ditë. Unë..

Ju...
Unë mendoja se ç’kuptim kishte të shkruaje, të ishe shkrimtar, në një vend si Peruja ku nuk kishte shtëpi botuese dhe ku libraritë ishin të pakëta. Prandaj ëndërroja të shkoja në Francë. Kur shkova në Francë, ndodhi diçka argëtuese: papritur, francezët nisën të lexonin shkrimtarët latinë: lexonin Borgesin, Cortázar, Fuentes, e më vonë Marquez. Kështu që në Paris nisa të ndihesha peruan, latino-amerikan dhe zbulova se kufijtë ishin artificialë: çfarë e dallonte Perunë nga Kolumbia apo nga Bolivia? Asgjë, absolutisht asgjë. Kishim të njëjtat probleme të përbashkëta: për shembull kryengritjet e ushtarakëve, që kishin qenë edhe makthi i Simon Bolivarit.

Çfarë bëtë sapo mbërritët në Paris?
Mbrëmjen që arrita, në “La joie de lire”, librari e famshme që rrinte hapur deri në mesnatë, bleva një kopje të “Zonja Bovari”. Gjysmën e natës e kalova duke lexuar romanin, i rrëmbyer nga ajo gjuhë e saktë, elegante dhe po aq funksionale në të njëjtën kohë.

Po në Peru si ndiheshit?
Kam pasur gjithmonë vokacionin e shkrimtarit, por në Peru ndjeja një ankth të madh, prej të cilit u lirova falë Sartrit. Kur u regjistrova në Aleancën Franceze, në të njëjtin vit që nisa edhe universitetin, u abonova menjëherë në dy revista franceze. Sartri ishte shumë energjik, të bindte dhe të thoshte: edhe nëse vjen nga një vend i vogël afrikan ku të gjithë janë analfabetë, mund të denoncosh diçka, mund të shkruash. Isha një ndjekës besnik i Sartrit derisa, në vitet ‘60, lexova atë që ai u tha dy shkrimtarëve afrikanë: "Duhet të bëni një revolucion që më pas të bëni letërsi". Më dukej si tradhti dhe që atëherë fillova të distancohesha prej tij.

Nuk e di nëse termi i duhur është “maturim” apo “evoluim”, por besoj se shumë prej atyre që e nisin me Sartrin përfundojnë duke u ndjerë më afër Kamysë.
Po. Kamy nuk kishte formimin e Sartrit. Nuk kishte lexuar atë që kishte lexuar Sartri, por ishte më realist. Unë e kam njohur. Më thanë se gjendej në një teatër në Paris dhe se mund t’i flisja. Shkova duke marrë me vete një revistë me pak faqe, diçka minimaliste që botonim në Peru dhe titullohej “Literatura”. Me të ndodhej edhe María Casares, aktorja. Tentova të flisja me ta në frëngjisht dhe ai m’u përgjigj në spanjisht. Folëm në spanjisht, ishte shumë i këndshëm, shumë i edukuar dhe pak muaj më pas, vdiq në aksidentin me makinë.

Kur vdiq Javier Marías, drejtoresha editoriale e “Alfaguara” Pilar Reyes, tha për të si autor, se nëse ai arrinte të shkruante paragrafin e parë, do të thoshte se atje gjendej tashmë i gjithë romani.
Mua më intereson më shumë të di se si përfundon një histori. Përara se ta filloj, bëj shënime, vizatoj skema që më pas nuk i ndjek, por më nevojiten. Gjithçka nëpër fisha të vogla. Mendohem shumë përpara se të shkruaj. Dua ta kem të qartë atë që do të bëj. Po më kujtohet tani një pasditë në Paris.

Tregojeni.
Shkrimtari i parë latin që njoha atje ishte Cortázar. Bënim gjithmonë xhiro bashkë. Një ditë më tha: “Sot pasdite duhet të shkruaj “Loja e botës” dhe nuk ia kam idenë se çfarë do të ndodhë në roman.” Mua më dukej e pabesueshme! “E çfarë bën? Ulesh para makinës së shkrimit dhe...?”, e pyeta. “Po, ulem dhe kështu filloj, me gishta, dhe kujtesa nis të funksionojë”, m’u përgjigj. Mbeta pa gojë, sepse unë punoja aq shumë përpara se të nisja të shkruaja.

Cortázar.
Familja Cortázar jetonte shumë modestisht. Zotëronin veçse një apartament me pak dhoma, pranë një sheshi. Më vonë ata u transferuan në lagjen e 16-të, në një apartament më të madh, por i pari ku jetonin ishte padyshim shumë modest.

***

Kur publikuat “Festa e Cjapit” në vitin 2000, thuhet se García Márquez shprehu një frazë: “Nuk i bëhet kjo gjë një të moshuari si unë”, duke nënkuptuar se Márquez ishte bindur tashme se për ju të dy kishte perënduar epoka e artë në të cilën shkruheshin romane vërtetë të mëdha.
Ishte udhëtimi im i parë në Republikën Domenikane dhe shkova për të xhiruar një dokumentar. Trujillo ishte vrarë prej disa vitesh dhe njerëzit kishin filluar të flisnin, të tregonin gjëra dhe njëra prej atyre historive më tronditi: thoshin se fshatarët i dhuronin Trujillo-s vajzat e tyre. Mendoja se bëhej fjalë për ekzagjerimin tipik amerikano-latin, por gjithsesi doja të pyesja vërdallë. Njoha një sekretar që bënte pjesë në grupin e njerëzve që mbronin Trujillo-n. Një domenikan me origjinë arabe, Khalil Hache, shumë i këndshëm, në moshë të shtyrë dhe tashmë në pension. U bëmë miq, kështu që e pyeta: “A thua është e vërtetë se në udhëtimet që Trujillo bënte, fshatarët i dhuronin vajzat?”, dhe ai m’u përgjigj: “Po! Dhe për shefin ishte problem sepse s’dinte çfarë të bënte me to. S’mund t’ia kthente prindërve prapë.”

Ishin vajza të vogla?
Ishin vajza të vogla që i dhuroheshin Trujillo-s nga fshatarët. Në atë çast vendosa të shkruaja një roman për të. M’u deshën më shumë se tre vite. Një punë e jashtëzakonshme. Flitej shumë edhe për aferat seksuale të tij, duhej të shkoja vazhdimisht në Republikën Domenikane për të lexuar gazetat e kohës si “Listin Diario”. Trujillo interesohej vetëm për faqet kushtuar ngjarjeve joserioze, asnjëherë për gjërat serioze: vetëm festa, dreka, darka, pritjet e çajit. Drejtori i “Listin Diario”, gjithashtu një plak në pension, më tha: "Ishte goxha hall i madh t’i rregulloje gjërat, për shembull kur ndonjë “zotëri i nderuar” binte nga pozita dhe atëherë gazeta duhej t’i hiqte emrin dhe të shkruante vetëm “Zoti filan...”. Dhe pikërisht në atë mënyrë, përmes faqeve të gazetave, viktimat mësonin se kishin rënë nga froni.

***

Ju jeni angazhuar hapur në disa zgjedhje politike të viteve të fundit, dhe thuajse gjithmonë pa fat.
Kam mbajtur anë sepse trashëgimia e Sartrit kjo ka qenë, të marrësh gjithmonë anë. Mora anë kundër presidentit të fundit që patëm në Peru. E dëgjova të thoshte se duhej t'i jepej fund minierave në Peru, për t’u fokusuar te çështjet ekologjike. Mbyllja e minierave në Peru është një absurditet që nuk ka asnjë arsye, sepse nëse ka një shans që Peruja të rritet dhe të zhvillohet, ajo qëndron pikërisht në industrinë e minierave: malet kanë shumëllojshmëri përrallore të mineraleve. Oh Zot, çfarë personazhi. Nuk më habit aspak që ai tentoi një grusht shteti. Njerëzit e votuan, por shpejt u penduan dhe tentuan ta nxirrnin jashtë, dhe ai më në fund u përpoq të bënte një grusht shteti pa folur as me ushtarakët, të cilët janë të vetmit ekspertë të grushtit të shtetit! (qesh).

Në vitin 2006, në moshën shtatëdhjetë vjeçare, kur u botua “Vajza e prapë”, thatë se ishte romani juaj i parë i dashurisë. A nuk ishte paksa vonë?
Edhe në romanet e tjerë ka histori dashurie, por janë dytësore. Bërthama e romanit ka qenë gjithmonë më e rëndësishme se historia e dashurisë. Deri në atë moment, vetë historia e dashurisë nuk kishte qenë bërthamë e një vepre.

Si i shpëtoni nishanit të shtypit rozë?
Nuk jap asnjë deklaratë. Për Isabelin nuk kam thënë asgjë (Isabel Preysler, ish-partnerja e tij e fundit deri para pak muajsh). I kam pasur gazetarët të gozhduar përpara derës së shtepisë që prej orës 7 të mëngjesit. Dilja për të bërë ecje, dhe i gjeja aty.

I don't regret anything
Mario Vargas Llosa dhe Isabel Preysler

Ju jetuat për disa vite brenda “Qytetërimit të argëtimit”, po të njëjtin që keni kritikuar në esenë tuaj...
(Qesh) Nuk do të them asgjë për Isabelin, asgjë.

Po për eksperiencën...
Eksperienca është e mrekullueshme, por jo letrare. Këto janë gjëra që s’mund të shndërrohen në roman.

Pra nuk mund të shfrytëzohen nga ana letrare.
Jo. Absolutisht jo. Kam përfunduar një roman mbi muzikën peruane, mbi valsin peruan.

Pra nuk besoni se një çmim Nobel së bashku me një personazh të kronikës sociale si Isabel Preysler përbëjnë një rast interesant për një shkrimtar?
Jo, nuk do të shkruaj një roman për këtë, nuk do të them asnjë fjalë për të.

But accept it, they are two worlds that...
Yes, they are two very different, very distant worlds. Anyway, I have lived the experience and I have concluded it. That's it. Now I am back in this house, surrounded by my books.

Do you regret anything?
I don't regret anything. For nothing.

*Mario Vargas Llosa is a Peruvian writer, journalist and politician, winner of the Nobel Prize for Literature in 2010. He has also been honored with the "Prince of Asturias", "Miguel de Cervantes", "Jerusalem Prize" or "Pablo Neruda Order for artistic and cultural merit". The interview for Manuel Jabois was translated into Albanian by Erjon Uka.