Videopodcast

Raising Luis and Emma!

Raising Luis and Emma!

Transcribed interview with Anjola Hamzaj:

Mira Kazhani: Anjola, thank you for saying 'Yes' to our interview and conversation!

Anjola Hamzaj: How could I say 'No' once ?!

Mira Kazhani: Many doubts have accompanied you in life. You are a twin yourself. You have two twin children. Works on two televisions. I understand the first two. What about two televisions… why? Its tiring. Two Tiranaposts would have ruined my life.

Anjola Hamzaj: Yes, because they complement each other. They are not both equally tiring. The first is Klan, - I do not want to take away the importance of Klan News, because in a way it shows you who you are, on a professional level always - but Klan for me remains that screen when I really give more than 100% energy. Namely in the Klan there is nothing to distract me. This is also because the edition is 30 minutes. While in Klan News then makes the journalist, direct links, sometimes unimaginable situations…

Mira Kazhani: For example?

Anjola Hamzaj: You can be "happy" in one day and there comes a news that requires a great concentration, requires you to enter what you have to enter every day. To information.

Mira Kazhani: Do you know that I was also a speaker at the Klan 100 years ago?

Anjola Hamzaj: No. I mean, I know you were a speaker, but I saw you as a speaker only on Vision Plus, or I fixed you.

Mira Kazhani: Aaa where I worked less.

Anjola Hamzaj: I do not know why, I also remember very well there.

Mira Kazhani: You are a better speaker than me. I never really liked speaking. Maybe that I wanted to write more than read other people's news. However good speakers are few in our market. I believe they say you have a composure. I do not know how many Clan leaders…

Anjola Hamzaj: That is how I remember you. I remember smiling. Super quiet. Are you saying that you are not giving the news, but you are having a totally relaxing conversation. Wavy hair. Long. You are very wrong when you say you did not like - maybe not talking - but the moment you said "Hello" and turned to the camera, your eyes are full of light. And you are made for television.

Mira Kazhani: Like that? I have always run away from them. I have a kind of curiosity, longing, but also acidity for the newsrooms. What happens in the newsroom? They have become better or continue to be a little those small intrigues that characterize many of our newsrooms. As everywhere, I do not think the world is better.

Anjola Hamzaj: Besoj që është e pashmangshme një gjë e tillë, por varet sa i llogarit ti gjërat vetë edhe çfarë raporti ke ti me veten. Në përgjithësi unë nuk i llogaris. Ose mua më pëlqen shumë një konkurrencë e shëndetshme të jem e sinqertë. Nëqoftëse përballë meje, kolegu im është dikush që punon shumë, që është shumë i aftë, mua më stimulon. Më stimulon që nesër të jem më mirë, të jap më shumë, që mos të bie në ato ujërat e qetë që unë jam shumë ok, këta të tjerët janë më pak se unë edhe mirupafshim. Kjo konkurrencë mua më pëlqen. Ka konkurrencë të shëndetshme në Klan, por ka edhe konkurrencë të pashëndetshme. Aciditeti nuk mungon asnjëherë, por është gjë sekondare. Është e pallogaritshme dhe mësohesh. Ndonjëherë e kthen edhe për të kundërtën, të zbavit.

Mira Kazhani: Nuk e mbaj mend kush e ka thënë, por një gazetar i famshëm duhet ta ketë thënë, që: Gazetar i mirë është ai që divorcohet, është beqar, pi alkool. Pra është njëri i lirë, që duhet të jetë në çdo tavolinë. Për një mami me dy binjakë të vegjël, për një grua të martuar, por sidomos mami që duhet t`u dedikohet dy fëmijëve të saj që janë tek mosha 3 vjeç tani, është e lehtë?

Anjola Hamzaj: S`është aq e vështirë. Sidomos kur cigaren, alkoolin, tavolinat i ke bërë para se të martohesh. (qesh). Në kuptimin që ke krijuar figurën tënde, kontaktet e tua, me pak fjalë je rrittur profesionalisht dhe pastaj ke marrë anën tjetër, ke krijuar familjen.

Mira Kazhani: Nuk ke jetuar vetëm në Shqipëri. Unë di që ke pasur një periudhë të mirë të jetës tënde, ndoshta gaboj për kohën, në Itali.

Anjola Hamzaj: Po.

Mira Kazhani: Të ka shërbyer ai moment? Është ndoshta një vend i huaj një mënyrë për ta çliruar veten? Për të qenë njeri më i hapur me botën?

Anjola Hamzaj: Deri diku, sepse unë në Itali kam shkuar pasi kam mbaruar universitetin. Domethënë kur ti je formuar si individ. Unë e kam jetuar rininë, fazat, etapat, nuk i kam lënë të më kalojnë fare. Si në Shqipëri, edhe në Itali. Ajo atje në fakt nuk ishte një eksperiencë aq e këndshme për mua, po më shërbeu për të kuptuar shumë faktin që nuk të bën një vend i huaj të lumtur. Nuk të bën një rrugë e asfaltuar të lumtur, por të bëjnë mundësitë që të jep një vend. Dhe unë në atë moment nuk kisha shumë mundësi, sepse ishte momenti që nuk ishte bërë liberalizimi i vizave.

Mira Kazhani: Çfarë viti ishte 2005-2006?

Anjola Hamzaj: Diçka e tillë. Edhe duhej patjetër që të prisje që të dilte një ligj. Ishte një ankth i përditshëm fakti që ti nuk kishe shansin në shoqëri.

Mira Kazhani: Çfarë pune bëje atje?

Anjola Hamzaj: Unë s`bëja thuajse asnjë punë, sepse nuk më merrte njeri në punë.

Mira Kazhani: Po pse?

Anjola Hamzaj: Sepse nëqoftëse unë do kërkoja punë si ndihmës-lavapjatëse ose ndihmës-kuzhiniere… Në fakt unë shkova në një hotel të bëja “reception”. Shumë mirë më thanë, por s`e bën dot, sepse mund të vijë policia dhe na vë gjobë.

Unë kam qenë në pjesën ku nis zyrtarisht veriu i Italisë dhe informaliteti nuk lejohet, Rimini, Fano, në Pesaro, zona aty. Por mund të punosh mbrapa, - tha ai, - por i ke krahët shumë të hollë. Na duhet një grua që duket që lan pjata. Për punët e thjeshta nuk më donin. Për punët e tjera ishte e pamundur të ndërhyje, sepse nuk bënte askush kompromis me ligjin.

Mira Kazhani: Kthehesh në Shqipëri. I futesh gazetarisë. Ke bërë një rrugë shumë të mirë si fytyrë e ekranit, si fytyrë e lajmeve. Mendoj që çdo redaksi do donte ta kishte një vajzë gazetare, spikere, me elementët e tu. Tani unë nuk e di, po me këtë Italinë e ke pasur një lloj lidhjeje, sepse bashkëshortin e gjete përfundimisht italian. Fëmijët janë gjysmë italianë, gjysmë shqiptarë.

Anjola Hamzaj: Në vitin 1993, kur isha shumë e vogël babai im ikën në Itali me gomone dhe nuk kthehet për tre vite. Kur kthehet babi na gjen në një kohë që unë isha në fazën e pubertetit, në kohën që unë isha nga fëmijë, në fillimet e adoleshencës, edhe pastaj iu bashkua mami, të tjerë të familjes, besoj se shumica e shqiptarëve kanë një histori të ngjashme. Pastaj shkova unë, e provova shansin, u ktheva. Po unë bashkëshortin e kam njohur në Shqipëri.

Mira Kazhani: E gjete këtu. Ka qenë e thënë.

Anjola Hamzaj: E thënë, ose edhe doja mbase pak vetë.

Mira Kazhani: Edhe doje?

Anjola Hamzaj: Po duke qenë se unë kam pasur eksperinca në Itali, nuk është se vajta në Itali dhe nuk njoha një italian. Kam pasur eksperiencë atje me shqiptar, edhe nuk jam nga këta persona që thonë: një burrë i huaj është gjithçka që mund të ëndërrojë një femër. Nuk ka lidhje fare. Një burrë i huaj është njësoj si një shqiptar. Një burrë i mirë dhe me vlera është kudo.

Mira Kazhani: Ai që të do është burrë i mirë, nuk ka rëndësi se nga është.

Anjola Hamzaj: Po jo vetëm që të do.

Mira Kazhani: Edhe tjetër? Se unë deri tek dashuria kam shkuar. (qesh)

Anjola Hamzaj: Po të dijë ta shprehë në mënyrën e duhur dashurinë. Se ka shumë që thonë se sillen keq nga dashuria.

Mira Kazhani: Ti e kuptove këtë me Vincenzo-n? Me dy fëmijët e tu binjakë, në një periudhë shumë të vështirë, një pjesë të kësaj e ke rrëfyer, të paktën faktin që ata lindën prematurë… Për një çift të ri besoj që është një sfidë shumë e madhe.

Anjola Hamzaj: Është, është që nga fillimi kur ti lufton për mbijetesë, ose më saktë kur fëmijët e tu luftojnë për mbijetesë. Kur ajo që sjell prematuriteti pastaj është sfidë tjetër, por gjithçka e merr avash-avash. Beteja e parë është që fëmijët mbijetuan, edhe kjo është gjëja më fantastike që mund të ndodhë dhe madje kujtoj që unë me bashkëshortin, nuk publikoj foto. Ti e di. Nuk jam shumë sociale edhe si natyrë, por për të ruajtur një profil që duhet në rrjete sociale, jam disi aktive, por jo për familjen time. Edhe ai është shumë i rezervuar si natyrë. Menjëherë pas lindjes, kur fëmijët ishin dy gjëra të vockla kaq (tregon me duar), Enzo bën një status në Facebook. Ishte hera e parë. Me një foto të ne të dyve, se as ai s`kishte foto me mua e as unë me atë. Dhe jep lajmin që Emma dhe Luis vijnë në jetë, mami është mirë, fëmijët janë mirë dhe unë gjithashtu. Edhe të nesërmen, merr makinën dhe shkon blen çdo gjë që mund t`iu duhej fëmijëve: që nga karroca, bebilino, çdo gjë. Mua më emocionoi ky fakt, sepse mua m`u duk sikur ishte ai që donte që fëmijët të mbijetonin. Se në një moment të tillë askush nuk mendon për rroba. Ata duhet të kalonin një periudhë tre-mujore që të quheshin fëmijë normal për të arritur 9 muajt e shtatzënisë. I ka blerë që në atë moment, bëri edhe atë statusin dhe më motivoi jashtë mase shumë dhe kjo ishte fryma që ne mbajtëm deri në fund. Kishte nga bisedat me mama të ndryshme në spital që thoshin: Nuk mund të bëjmë shpenzime. Ndonjëherë matem ta them, por e kam dëgjuar me veshët e mi që thoshin, nuk mund të blejmë gjëra se ne nuk e dimë si do shkojë kjo punë. Fëmijët atje shkonin nga 900 gramë. Kishte edhe 600 gram që kishin lindur. Historitë ishte nga më të ndryshmet dhe dramat nga më të ndryshmet. Mbi të gjitha më ka bërë përshtypje mënyra sesi individi, sa ndryshe e jeton dhimbjen, sa ndryshe dashurinë, sa ndryshe jetën çdo gjë dhe aty kam kuptuar që jo gjithmonë një nënë është gjithmonë njësoj.

Mira Kazhani: Jo të gjitha nënat janë mama në fakt. Bota njeh raste të trishtueshme. Dhe Vincenzo një babi kaq mami në ato ditë.

Anjola Hamzaj: Ka qenë shumë motivues.

Mira Kazhani: Është mbresëlënëse Anjola dhe ndërsa ti e thoje, po më bëje pak me mornica. Është emocionuese kur shikon dy njerëz që luftojnë kështu për dashurinë dhe sidomos për atë që është fryti më i madh, fëmijën.

Është një betejë që ka vazhduar në fakt me fëmijët tuaj gjatë gjithë rritjes. Për shembull, Emma si të gjitha Emmat, - në këtë pikë unë do bëhem pak me shtampa - si të gjitha gocat në fakt, shumë e shkathët, ka folur shpejt, ka reaguar shpejt, ka ecur shpejt. Luisi është ende non-verbal. Akoma nuk ka filluar…

Anjola Hamzaj: E ka marrë më me qetësi.

Mira Kazhani: E ke kuptuar që herët këtë moment dhe këtë ndryshim në aspektin kognitiv të fëmijëve të tu, të dy binjakëve?

Anjola Hamzaj: Jo, ato janë faza. Sidomos kur ke dy fëmijë, krahasimi është më i lehtë. Domethënë, të kuptosh se si është fëmija yt, është shumë më e thjeshtë. Jo të gjithë fëmijët janë njësoj, sidomos nga ana karakteriale.

Mira Kazhani: Pak më parë the jo të gjitha dashuritë dhe dhimbjet jetohen njësoj.

Anjola Hamzaj: E specifikoj këtë Mira, sepse ka nëna të cilat duke pasur një fëmijë mendojnë se kështu është, edhe mbase nëse fëmija mund të ketë nevojë për pak ndihmë, nuk ia japin në kohën e duhur, sepse nuk kanë pasur fatin të kenë si unë dy, që t`i kuptoj. Edhe pse në fakt janë dy gjëra të pakrahasueshme, sepse unë Luisin me Emmën nuk i krahasoj dot, sepse Emma ka ndjekur çdo etapë të mundshme. Një fëmijë prematurë, 28 javësh, të fillojë të ecë gati 7-8 muajsh edhe të jetë aq e tmerrshme sa është sot, me tre gjuhë, por edhe pjekuri emocionale shumë…

Mira Kazhani: Të atit i flet në italisht?

Anjola Hamzaj: Po, në italisht.

Mira Kazhani: Ty, në shqip

Anjola Hamzaj: Po, por di dhe anglisht nga kukullat. Madje anglishten e ka më të fortë se italishtja edhe pse nuk e flet shumë. Unë kuptoj që kur i del në YouTube ndonjë video në italisht ajo di këto fjalët që flet me të atin, por nuk i kupton të gjitha dhe më pyet mua: Çfarë thotë kjo? Ndërsa në anglisht nuk bën asnjëherë pyetje.

Mira Kazhani: Çfarë thotë për Luisin?

Anjola Hamzaj: Për Luisin thotë që nuk e do, përditë.

Mira Kazhani: Mendon që ai është më i vogël se ajo?

Anjola Hamzaj: Po, thotë që Luisi është më i vogël. Pyet pse qan Luisi? Luisi do mamin. Por në fakt ajo mamin nuk e lë rehat dhe nuk e lë fare të rrijë më Luisin, aq dominuese është, aq imponuese është. Fëmijë që ka gjithë shtëpinë nën kontroll, është Emma.

Mira Kazhani: Për një gjë për të cilën unë të vlerësoj, sepse e di paraprakisht para kësaj interviste, është fakti që nuk u bëre melodramatike me këtë ndryshim në zhvillimin e binjakëve të tu. Ti paralelisht punon shumë me Luisin. Luisi është në terapi logopedi, siç janë shumë fëmijë sot në fakt. Duke pasur një fëmijë shumë të shkathët që del përpara, mendoj që për një mami, për një nënë, nuk është aq e lehtë. E marr me mend që nuk është e lehtë. Si ia keni dalë me Vincenzo-n që ta përballni këtë situatë?

Anjola Hamzaj: Nuk e mohoj që ka momente që një nënë shqetësohet. Siç ishte një moment që marr Luisin iki dhe i bëj të gjitha vizitat që duhen në Itali, dhe iki vetëm. Ndërkohë gjithçka tek Luisi lidhet nga fakti që është prematurë dhe Luisi ka bërë edhe një operacion, domethënë ka pasur një rrugëtim të vështirë, por qetësohesh kur ai komunikon. Pavarësisht se nuk flet akoma. Ka vetëm fjalë të vogla nëpër të, por ka komunikim të mirë dhe kjo ka ardhur në progres. Duke qenë se ai nuk është në vend numëro, është në progres, ka progresin e tij. Mua kjo më intereson. Ndërsa në momentet e para patjetër. Ka pasur momente që edhe unë jam shqetësuar shumë.

Mira Kazhani: U trembe?

Anjola Hamzaj: Po trembesh. Një nënë nuk do asgjë në jetë për fëmijën, veçse të jetë indipendent. Veçse t`i përkasë shoqërisë, siç është misioni i një individi. Përveçse fëmija im, ai duhet të jetë ai. Duhet të jetë vetja e tij se është si ta humbësh një fëmijë në momentin që ti nuk ke shansin që ta njohësh si karakter që ai mos të jetë në gjendje të të shprehet, të të shprehë dashurinë ty etj etj. Unë shoh që ka një problematikë sot me fëmijët që kanë vonesa në të folur, që kanë probleme për të qenë interaktivë, në ndërveprim, dhe ka shumë faktorë që janë, një prej tyre është fakti që fëmijët shohin shumë internet dhe shohin një botë të gatshme në televizor, ndaj edhe çdo pediatër, çdo logoped, çdo mjek ekspert i kësaj fushe, gjëja e parë që thotë është që duhet të stakohen kontaktet me televizorin, iPad-in, telefonin etj etj. Megjithatë nëqoftëse ti shkon, ose nënat të cilat kanë eksperiencë, në një qendër logopedie, aty e kupton sa shumë fëmijë sot kanë nevojë për ndihmë. Kjo mbase vjen edhe nga një ndërgjegjësim i shoqërisë për të parë fëmijën më nga afër. Për të pasur mbase një tjetër kujdes. Edhe sepse këto shërbime sot ofrohen. Dikur mbase kanë qenë në fazat e tyre fillestare. Ka edhe anë pozitive, edhe anë negative, megjithatë e rëndësishme është që nënat të paktën ta pranojnë që fëmija ka nevojë dhe t`i japin ndihmën që ai ka nevojë.

Mira Kazhani: Më bëri përshtypje që the mora djalin për dore dhe ikëm në Itali, bëmë të gjitha vizitat. Nuk i ofron Tirana, nuk i ofron Shqipëria këto konsulta?

Anjola Hamzaj: I ofron. Që të jem vërtet e sinqertë, unë nuk është se jam një njeri që hedh baltë kollaj për diçka. Vendi ynë ka njëmijë e një probleme dhe këtë e thotë edhe vetë kryeministri ynë, problemi është që unë kam një lidhje me Italinë për shkak se fëmijët kanë lindur atje. Dhe kjo është e vërteta absolute. Kam edhe një mjek pediatër që është edhe drejtori i poliklinikës në Bari, të cilit i kam shumë, shumë, shumë besim, sepse është shumë profesional e më vendos kontaktet e duhura për të kryer vizitat. Në Shqipëri, të jem e sinqertë, dy-tre eksperienca që kam pasur në spitale, pavarësisht që kur shkon si gazetare me një lloj kontakti, nuk i kam pasur të mira, por kam edhe eksperienca të mira. Siç edhe në Itali. Se në tre muaj që kam ndenjur unë shikon mijëra problematika edhe në sistemin e tyre shëndetësor, pavarësisht se Italia është shumë sociale, por shikon. Kur vjen puna tek kualiteti ka gjithmonë gjëra që çedojnë. Në Shqipëri nuk është që jam interesuar shumë çfarë ofrohet, çfarë nuk ofrohet, cilat janë politikat, etj etj. Nuk i drejtohem Italisë, sepse është Itali dhe është një vend i huaj dhe këtu nuk ka shërbime.

Mira Kazhani: E kuptoj. Për shkak edhe të historisë personale, që lindja u bë atje.

Anjola Hamzaj: Në momentin kur një fëmijë ka nevojë për logopedi, për terapi loje për shembull, apo që me pak fjalë, për publikun që nuk e ka përjetuar këtë eksperiencë, për stimuj, fëmija do të stimulohet. Për të qenë i përqendruar, do që ti ta përqendrosh. Do që t`i rritësh dozën e përqendrimit dhe kjo bëhet me anë të lojës. Është kosto Mira.

Mira Kazhani: Këto bëhen në Shqipëri. Ti këto i bën në Shqipëri. Terapia e djalit bëhet këtu.

Anjola Hamzaj: Po këtu, por kudo ka kosto. Edhe në Itali diçka mbulon shteti.

Mira Kazhani: Po këtu mbulon shteti diçka?

Anjola Hamzaj: Nuk jam interesuar fare.

Mira Kazhani: Sa kushton për shembull vetëm logopedia për një muaj e përfshirë ndoshta me terapinë e lojës, të gjitha?

Anjola Hamzaj: Në fakt unë shpeshherë mendoj nënat apo familjet që kanë të ardhura të ulëta mujore që bëhet krejtësisht e pamundur. Nuk dua të jap një shifër se më duket pastaj sikur do bjerë krejtësisht në banalitet, por është…

Mira Kazhani: Është e lirë apo është e shtrenjtë? Kërkon një standard të caktuar?

Anjola Hamzaj: Është mbi mesataren ekonomike të një familje për ta bërë atë të përditshme. Ka një gjë që logopedia apo çdolloj terapie për të stimuluar një fëmijë, duhet të bëhet e përditshme që të ketë sukses. Nëqoftëse ti e bën një herë, dy herë në javë, nuk ka, nuk rezulton e suksesshme. Dhe kjo ka kosto, sepse është një seancë që paguhet me orë. Është njësoj si masazhi për shembull që ka një kosto të caktuar. Dhe familjet me të ardhura të ulëta e kanë të vështirë dhe aty do ishte dramatike.

Mira Kazhani: Emma sheh televizor, iPad?

Anjola Hamzaj: I sheh të gjitha.

Mira Kazhani: Dhe nuk e pengojnë Emmën?

Anjola Hamzaj: I sheh të gjitha, por ka një kontroll të lartë mbi veten. Ka qenë që e vogël. Emma shikon televizor dhe pastaj e mbyll televizorin, ose e humbet interesin. Ka një tjetër interes. Kalon, ndryshon interesat. Mbi të gjitha interesi më i lartë është që të jetë në qendër të vëmendjes, edhe t`i ketë të gjithë njerëzit në dispozicionin e saj.

Mira Kazhani: Po Luisi?

Anjola Hamzaj: Kurse Luisi është më i dhënë mbas kukullave të kartonit. Dikur ishte më i përqendruar, tani ndërkohë jo. Shikon edhe ai, por pastaj ka interesa të tjera. Edhe unë ia kontrolloj. Domethënë, nëqoftëse Emma kontrollon veten, Luisin e kontrolllojmë ne.

Mira Kazhani: Marrëdhënien me mamin dhe me babin? Emma ka babain dhe Luisi ty apo s`është e thënë?

Anjola Hamzaj: Jemi e kundërta. Emma më ka mua dhe Luisi babin. Emma çdo mëngjes ma thotë këtë gjë. Ti je e imja, Luisi është i babit apo babi është i Luisit.

Mira Kazhani: Vijnë me çmim dashuritë dhe ëndrrat Anjola?

Anjola Hamzaj: Çdo gjë vjen me çmim. Si në aspektin emocional, profesional, mëmësia vjen me çmim. Çdo gjë ka një çmim në jetë. Nuk mund të arrish diçka pa dhënë.

Mira Kazhani: Çfarë uron për Emmën dhe çfarë uron për Luisin?

Anjola Hamzaj: Të gjitha urimet që çdo nënë mendoj bën kur vë fëmijët në gjumë dhe kur ngrihet në mëngjes, që të jenë vetëm mirë, të lumtur, të shëndetshëm, indipendent.

Mira Kazhani: Kur fëmijët të jenë rritur, edhe qofshin indipendent edhe të lumtur që të dy, si e mendon jetën tënde? Një mami në jetën e saj, më të pavarur, apo gjithmonë kështu si një shqiponjë me kthetra për fëmijët e tu?

Anjola Hamzaj: Robin Wright është protagonistja e “House of Cards”?

Mira Kazhani: Po, po që i ngjan pak.

Anjola Hamzaj: U kritikua shumë se po tregonte që ajo ishte në një moshë kur fëmijët kishin krijuar një lloj indipendence, studionin edhe tha që jam shumë e lumtur.

Mira Kazhani: E kam lexuar dhe unë. Kur ikën ata secili në punë të vet…

Anjola Hamzaj: Secili në punë të vet. Tani shtrihem pij një gotë verë… Dhe unë mezi po pres të vijë ky momenti.

Mira Kazhani: Uroj të vijë shpejt edhe do takohemi dhe bashkë pastaj për një gotë verë. (qesh)

Anjola Hamzaj: Ne do takohemi më shpejt se atëherë.

Mira Kazhani: Ne do takohemi më shpejt, po ashtu në liri…

Anjola Hamzaj: Edhe tani. Kur i organizoj gjërat, e përjetoj lirinë në maksimum. Nëqoftëse jam e qetë, që fëmijët janë me personin e duhur, nuk i lë asnjë gram lirisë pa e përjetuar dhe pa e shfrytëzuar.

Mira Kazhani: Do you have time now for a croissant and cappuccino?

Anjola Hamzaj: Yes.

Mira Kazhani: Ok, let's go.

Anjola Hamzaj: You are very good!

Mira Kazhani: Thank you!

Read "25 lines of Good" for the interview with Anjola Hamzaj:

Authors Mira Kazhani

This podcast was supported by Abi Bank

* The right to repost is prohibited without the permission of the editor

Any distortion of online facts will be prosecuted