Videopodcast

Freedom is not lemonade

Freedom is not lemonade

We often talk about freedom and generally see it as a notion that gives you the opportunity to do the things you love and, therefore, happiness. Yes, freedom is not always the path to fulfilling pleasures, it is also the path to the unknown. It can be sacrifice, courage, chaos, chaos, danger, collapse and again from the beginning.

I don't want to do philosophy, much less lectures on freedom, but I completed this puzzle after meeting Fisnik Ismaili. I had heard of the Tribe and its exploits. A "disrupter"!

What was this man who, at the height of his success, had chosen to always run away. As he himself says: "My life seems like a roller coaster."

When he was 25 years old in London, fresh out of multimedia and with a great job at Apple, he gave up his computer and fled to the war in Kosovo.

After the war, he created New Born and gave the new state the most famous symbol of Kosovo in the world today.

Later he entered politics and was one of the ardent activists of VV, but he did not try the power. He left from there...

When he was in opposition with Facebook and the satirical publication Pimpsons he got on the nerves of politicians.

His mother and father tearfully advised him to stop that dangerous game. He didn't listen to them. But with the sound of the door closing he gave the 'sent', the next attack.
He saw friends running away from him. He has seen clients run away from his agency… because most of us don't risk comfort for freedom.

Do thoni ju çfarë të tha për të gjitha këto ai? Do ta dëgjoni vetë tek link në ">YouTube.

Unë di vetëm që fola me një njeri që më bëri të mendoj se liria është shumë më e madhe sesa limonada që i shesim njëri-tjetrit rreth saj.


Intervista e transkriptuar

Mira Kazhani: Ai është figurë shumë e diskutuar. Është autor i New Born-it për të gjithë, por kohë pas kohe ka pasur përkatësi të ndryshme. Në fillim ishte Fisi i luftës. Ai djali 25-vjeçar që punonte për Apple në Londër dhe e la punën e tij se duhet të luftonte për Kosovën. Më vonë u bë Fisi i New Born-it, “Fisi i Karrotës”, i agjencisë së tij, Fisi i Vetëvendosjes, i Pimpsons. Tani le të themi që dhe ndoshta, Fisi i podcast-it, batutë kjo. (qesh)

Çfarë ndihesh më shumë ti Fisnik Ismaili?

Fisnik Ismaili: Fisi i qetësuar!

Mira Kazhani: Je qetësuar?

Fisnik Ismaili: Nuk e di, dua t`i them vetes që jam i qetësuar. Megjithatë jam tërhequr prej disa gjërave. E kuptova që u shkapërderdha pak më shumë se sa duhet edhe jam fokusuar në ato që bëj më mirë. Kështu që i jam rikthyer asaj të vjetrës.

Mira Kazhani: Kthehemi në origjinë. Jo më larg se dje kam lexuar një artikull, duhet të ishte studim, ndoshta jo i Harvard-it, po studim serioz dhe thoshte që shumica e njerëzve ikin nga kjo botë, vdesin pa e kuptuar talentin e tyre. Shumë pak prej tyre gjejnë talentin dhe e bëjnë atë në jetë dhe një pjesë dërrmuese madje, përfundonte në karriera të gabuara. Ti je në karrierën tënde, në talentin tënd më të mirë që është të krijosh?

Fisnik Ismaili: Po ta lidh me një tregim. Unë kam jetuar gjatë në Angli. Kam miq atje me të cilët kemi përfunduar shkollën bashkë dhe të gjithë kemi ndjekur karrierën tonë. Sa herë që bëhemi bashkë, ata kanë bërë shumë lekë, kanë avancuar në karrierë dhe janë shumë mirë. Po flasim për pozicione në kompani në Angli dhe në Amerikë dhe sa herë që bëhemi bashkë të gjithë më kanë zili dhe habitem se pse.

Mira Kazhani: Ata kanë bërë lekë dhe ty të lakmojnë!

Fisnik Ismaili: Unë kam bërë më pak lekë se të gjithë.

Mira Kazhani: Po prandaj të lakmojnë.

Fisnik Ismaili: Më lakmojnë sepse thonë: “Ti je i vetmi nga shoqëria që bën atë që ke dashur gjithmonë. Dhe ke qenë i pavarur, ke bërë ç`a ke dashur”. Jo domosdoshmërisht kam bërë çfarë kam dashur gjithmonë, se janë plot punë që duhet që t`i bësh për t`u shërbyer klientëve, siç u shërben agjencia ime. Por që po, e kam pasur njëfarë lirie, por ajo liri ka kosto.

Mira Kazhani: Po ka çmim, e ke paguar herë pas here. Do i prekim disa gjëra.

Fisnik Ismaili: Po shumë herë, shumë shtrenjtë.

Mira Kazhani: Është shumë e shtrenjtë liria dhe kushton shumë të bësh atë që do. Pra kushton dhe fakti që ndoshta nuk bën para si miqtë e tjerë. Për ty paraja nuk është e rëndësishme? Si ia ke dalë ti që ta ekuilibrosh?

Fisnik Ismaili: Jo nuk është. Unë dua vetëm të më lënë rehat.

Mira Kazhani: Kush të të lërë rehat?

Fisnik Ismaili: Po kur je i lirë flet çfarë të duash dhe kur ke njëfarë audience siç e kam unë, i kam disa follower-s në Facebook dhe kur ke njëfarë audience, njerëz të caktuar i kap pak sikleti kur ti kritikon për ndonjë gjë. Unë dua të kem atë lirinë që të them çfarë të dua dhe kam rastis të jem kritikues i secilës qeveri, pas luftës dhe tutje dhe pastaj ata i kap sikleti. Si të tillë dinë të hakmerren dhe nuk të lënë rehat në sensin që nuk e kanë guximin të përballen me ty direkt, por fillimisht shumë herë më kanë sjellë Administratën Tatimore për vizitë, për të më kontrolluar dhe gjobitur...

Mira Kazhani: Po, po, është skemë e njohur kjo, tipike.

Fisnik Ismaili: Po është histori interesante se pas herës së tretë që erdhën dhe panë që nuk po gjejnë asgjë, se i kisha të gjitha të deklaruara më thonë: “Fis, a ke mundësi që ta lësh pak Facebook-un, sepse ne po detyrohemi që të vijmë”. Unë u thashë Facebook-un nuk e lë, po ju jeni të mirëpritur, hajdeni kur t`ju thonë. Ata thanë ne nuk duam të vijmë, por po na thonë që të vijmë. Unë u thashë, hajdeni dhe pijmë çaj. Kemi si çajet turke ne, pijmë 20 çaj dhe vinin ata. Madje kanë ardhur ata vazhdimisht, sepse gjithmonë i sillnin, po nuk gjenin asgjë. As nuk kërkonin më, vetëm hynin në zyrë dhe “Fis erdhëm për çaj” dhe vazhdonim të pinim çaj. Po më kanë ndodhur dhe raste më ekstreme, ku në një periudhë, në 2011-ën kryeministri i atëhershëm më ka trembur të gjithë klientët dhe nuk kam pasur klientë. Më pas më ka dhënë kohë të bëja punë të tjera, po prapë atij i ka dalë keq, jo mua.

Mira Kazhani: Pas atij momenti ti bëre “Pimpsonat” e famshëm, shumë të rrezikshëm, më keq sesa Facebook-u vetë.

Fisnik Ismaili: Po pikërisht sepse kisha shumë kohë. Kisha shumë kohë të lirë se na ikën klientët...

Mira Kazhani: Klientët t`i morën, punë nuk kishe, i papunë ishe.

Fisnik Ismaili: Është interesante sepse atëherë kemi qenë 12-13 vetë në “Karrotë”. Na mbetën edhe shumë borxh se nuk i sillnin, as telefonin nuk e hapnin, domethënë ishin trishtuar bizneset. Ka qenë njëfarë periudhe kështu, as nuk përgjigjeshin.

Mira Kazhani: Ishin trembur po thua.

Fisnik Ismaili: Po ishin trembur dhe nuk i kthenin as porositë dhe as nuk paguanin. Kisha lekë vetëm për rrogat e një muaji dhe i mblodha të gjithë dhe u thashë: “Kam rroga vetëm për deri në fund të muajt. Kush do të largohet, të mbarojë muaji, të marrë rrogën dhe në rregull jemi. Kush dëshiron të rrijë, rri. Do e bëjmë një betejë, se sa zgjat beteja nuk e di, por një ditë kemi për t`i rikthyer klientët dhe lekët, por nëse vendosni të rrini dhe në gjysmë të këtij shtegtimi vendosni të ikni, s`ka rroga. Kush rri, rri pa rrogë deri kur të rikthejmë punën dhe çdo gjë”. Asnjëri nuk ka dalë. 7 muaj pa rroga kanë qenë.

Mira Kazhani: Sa veta ishin?

Fisnik Ismaili: 12!

Mira Kazhani: Ata janë ende me ty sot besoj.

Fisnik Ismaili: Jo, disa janë. Janë ndërruar.

Mira Kazhani: Mund të mos jenë me ty, por janë në rrugën e duhur. Idealistë të fortë.

Fisnik Ismaili: Agjencitë ndërrojnë staf... Plot të tjerë kanë ikur të jetojnë jashtë, disa kanë hapur bizneset e veta, por kemi marrëdhënie shumë të mira dhe kujtojmë ato. Po, pas këtyre ndodhive, që bëra “Pimpson”, në atë vit kam bërë dhe fushatën “Duaje Tënden”, ka qenë një shpërthim për të promovuar produktet shqiptare. Ishte paralele me atë fushatën që më dukej negative dhe akoma më duket, “Mos bli produkte të Serbisë”. Ti më mirë promovo këto shqiptaret që duke ndihmuar shqiptaret, ndalon të Serbisë sesa direkt...

Mira Kazhani: Me shtu dozat e armiqësisë

Fisnik Ismaili: Nuk mërzitem unë se çfarë mendojnë serbët për atë punë, por ndjesia që të jep dhe mënyra si bën fushata, se këtë e kam profesion, qasja pozitive gjithmonë ka më efekt sesa negativja.

Mira Kazhani: Ashtu është!

Fisnik Ismaili: “Po”, “duaje”, “bëje”, “vallëzo”, “kërce” është më mirë sesa: “Mos e bëj”, “Mos ha”, “Mos pi duhan”...

Mira Kazhani: Njerëzve ndoshta dhe nuk u pëlqen t`iu japësh urdhëra dhe t`u tregosh se çfarë s`duhet të bëjnë.

Fisnik Ismaili: Urdhëra mund të japësh edhe duke pasur një qasje pozitive. Vetëm kjo negativja “Jo”, “Mos” kanë njëfarë ndikimi, i cili po nuk u përdor mirë, përfundon si i paefektshëm.

Mira Kazhani: Po pastaj ti bëre “Pimpsons”. Si të erdhi ideja? Ku ishe? Çfarë po bëje, po pije çaj me ata të Tatimeve?

Fisnik Ismaili: Ishim në mbledhje, në Vetëvendosje. Po shikonim zgjedhjen e Atifete Jahjagës, presidentes që e nxori ambasadori nga zarfi. Gjithmonë ky Isa Mustafa është dukur si Mr.Burns i Simpsons, po kur e pashë ambasadorin e atëhershëm të Amerikës, ishte si një personazh, është njëri aty që del rrallë në Simpsons që shet comic bugay, ai shet comic books, shet fumetti, është një si tip, funny, fantashkencë dhe i di të gjithë këta superheronjtë. Është një personazh shumë qesharak dhe thashë ky po i ngjason Dell-it. Pastaj ndoqa Simpsons dhe gjeta atë që i ngjasonte Hashim Thaçit, ai tipi prezantues i lajmeve në Simpsons duket si Behgjet Pacolli, po dhe në Simpson ai ka fytyrë plastike se i bie fytyra ndonjëherë, prej reflektorëve i shkrihet fytyra, dhe ia kapin me kapëse mbrapa, ia tërheqin. U lidh me operacionin e fundit plastik të Behgjetit, domethënë u lidhën të gjitha. Unë e hodha vetëm për gallatë. I vura ata duke zgjedhur Atifeten Presidente, prej zarfit dhe Dell-in duke iu dhënë urdhëra këtyre politikanëve. Njerëzit nisën të qeshnin shumë dhe filluan kur do e nxjerrësh të dytën, nxirrre të dytën dhe të nesërmen e nxora të dytën. E dyta u prit edhe më mirë, e treta diku tek e pesta nisa të bëhesha më i drejtpërdrejtë dhe më vulgar. Tek e pesta e panë rrezikun dhe prindërit e mi erdhën dhe m`u lutën që të ndaloj, sepse u bë shumë shpejt shumë e madhe. Mami ka qarë dhe më lutej, ndalo, mos po të ndodh gjë. Unë dakord thashë po ndaloj...

Mira Kazhani: Me të drejtë mami...

Fisnik Ismaili: Në momentin që kanë dalë ata, unë e lëshova dhe një tjetër shumë të rëndë.

Mira Kazhani: Sa ikën prindërit?

Fisnik Ismaili: Mbasi kanë dalë. Unë e kisha tek “send” aty (qesh) dhe për një kohë shumë të shkurtër fillova të humbisja edhe miqtë. Njerëzit nuk vinin me mua në makinë. Kjo ishte më e çuditshmja, sepse për njëfarë kohe kanë menduar që në momentin që do ndez makinën ajo do të shpërthejë (qesh). Kam pasur një moment madje, një mik i imi shumë i mirë kishte mbetur deri vonë diku dhe nuk kishte me çfarë të kthehej dhe i thashë hajde ikim me makinë dhe ai po shikonte në makinë dhe i thashë: “Për Zotin e di si duket bomba, se ajo e ka një pikë të kuqe ose një dritë të kuqe”. “Jo” – tha – “s`e di si duket, por thashë mos po shikoj diçka”. Hajde i thashë futu në makinë dhe ecim.

Mira Kazhani: Vetë nuk kishe asnjëherë frikë? Se njerëzore është edhe të kesh.

Fisnik Ismaili: Nuk kam asgjë për të humbur!

Mira Kazhani: Jetën tënde, njerëzit e tu të dashur, Nitën, mamin, fëmijët e tu!

Fisnik Ismaili: Ata ndoshta, se kur të largohem unë nuk do e di që jam larguar. Ata mund të ndihen pak keq, por unë prapë mendoj që ndoshta çlirohen po ika unë. (qesh)

Mira Kazhani: Jo, kjo nuk do ndodhë asnjëherë. Humori yt i pranon të gjitha.

Fisnik Ismaili: Nuk është hiç e lehtë të jetosh.

Mira Kazhani: Është e vështirë të jetosh.

Fisnik Ismaili: Shumë është e vështirë!

Mira Kazhani: Por është gjithmonë bukur. Nuk bëhet kjo bisedë me ty në parajsë, vetëm këtu, në Teatër. Në Tiranë.

Fisnik Ismaili: Nuk e di a ka fjalë shqip për “roller coaster”. “Roller coaster” është “up and down”. Kur je lart, je shumë lart, kur je poshtë, je shumë poshtë. Jetën ashtu e kam unë. Dhe kushdo që është futur në atë trenin, sepse është si tren, është kënaqur me rrugëtimin po diku është lodhur.

Mira Kazhani: E kuptoj!

Fisnik Ismaili: Zakonisht në ato momente kur jam poshtë, zbresin si shpejt.

Mira Kazhani: Edhe tek “Pimpsons” më the që e kishe një strategji.

Fisnik Ismaili: I kam ngacmuar disa politikanë, po në momentin që u nxeh situata unë filloja me një tjetër dhe ai thoshte hajde se nuk po e ngacmoj më, se tani po ngacmon këtë tjetrin. Të gjithë prisnin se kujt do i hidhesha në qafë gjatë gjithë kohës. Me të vërtet duket e thjeshtë dhe kur e sheh sot duket e thjeshtë...

Mira Kazhani: Duket si për të qeshur, por është e rrezikshme.

Fisnik Ismaili: Për shembull një anekdodë, më shkruan një menaxher i një hoteli, i cili kishte një problem. Më tha kam hallin se kryeministri së bashku me ambasadorin po vijnë thuajse çdo ditë në pishinën e hotelit dhe po rrinë aty 2-3 orë dhe po më detyrojnë të mbyll pishinën. Unë kam shumë klientë që duan të përdorin pishinën, por nuk munden sepse ata janë aty. Jam në hall, nuk e di se çfarë të bëj. Dhe unë e hedh një episod, ambasadorin lakuriq, kryeministrin në pishinë me disa ministra brenda lakuriq, një ministreje cicat ia nxora edhe e shkruajta aty këta janë takuar ku takohen zakonisht, tek ky hotel dhe nuk kanë shkuar më. Prej atij episodi nuk shkuar më, s`e kanë ndaluar pishinën. Domethënë ka pasur aq ndikim sa që ata të tërhiqen prej diçkaje që e kanë bërë vazhdimisht, ose kur i kam ngacmuar unë. I kam prekur shumë.

Mira Kazhani: Fis, në këndvështrimin tënd sot, kritika profesionale apo kjo kritika vulgare iu dhemb politikanëve dhe të gjithë njerëzve që kanë pushtet?

Fisnik Ismaili: Me këtë kritikën profesionale ia kanë marrë dorën, sepse kësaj me buzëqeshje i ikin. Unë kam gjetur një qasje pak më ndryshe. Mua shpesh me idendifikojnë si Fisi vulgar, nejse, tani e përdora një fjalë vulgare, deri tani në intervistë (qesh). Mua ashtu më shohin sepse jam goxha i drejtpërdrejtë dhe ua kthej me gjuhën që më drejtohen. Unë asnjëherë nuk shaj pa më sharë. Gjithmonë më kanë sharë të parët edhe pastaj ua kthej. Unë ofendohem edhe kur dikush më shkruan ndonjë koment dhe nuk di që të shkruaj. Më shkruan mua “o i pashkollë” dhe shkollë e shkruan pa “ë” në fund. Ai vetë nuk di të shkruaj fjalën shkollë, ose i menqur, me “q” të butë edhe mua më kritikon për inteligjencën time dhe vetë nuk di që të shkruaj. Dikush mund të më thotë mos bjerë në nivel të atyre komentuesve. Unë e shikoj edhe si argëtim, por edhe si strategji e kam pasur se kam bërë një eksperiment social. Unë kam zbritur në nivelin e tyre, u kam dhënë disa shpulla dhe jam ngritur prapë. Kështu kam qëndruar disa vite dhe në ato vite, në këtë eksperimentin social që kam bërë kam thënë të provoj të bëhem deputet vetëm prej Facebook-ut. As faqe nuk kam, vetëm profili im, me ata followers që kam, pa sponsorizuar asgjë, pa hedhur asnjë cent, pa bërë asnjë billboard. Nuk kam bërë kurrë fletushka dhe as nuk kam shpërndarë, vetëm Facebook. Ç`kam fol...

Mira Kazhani: Facebook, sulm, sharje. Të të shajnë dhe t`i shash, duhet t`u kthehesh.

Fisnik Ismaili: Unë kam provokuar me një status, në postime nuk shaj aq shumë. E kam bërë një status dhe pastaj njerëzit në komente kanë sharë dhe unë u jam kthyer. Unë nuk shaj i pari. Kush vjen në shtëpinë time dhe sillet keq, atëherë i bie. U bë interesnte se njerëzit pastaj futeshin në postimet e mia dhe i lexonin komentet. Mbeteshin aty gjithë natën duke lexuar komente. Kishte momente kur unë gjithë natën e kam kaluar me njerëzit. Ka pasur një moment, një parti gjatë një fushate të Shpendit atëherë ishte vrulli më i madh. U bënë skuadra që shajnë dhe sulmojnë, unë isha vetë në shpi dhe më tregon dikush, një prej partive e ka bërë skuadrën me 25 vetë në një dhomë, 25 kompjuter duke u marrë vetëm me ty dhe gjithë natën janë marrë vetëm me mua.

Mira Kazhani: Ishin krijues? Të ngacmonin?

Fisnik Ismaili: Ishin të rinj, studentë, pa përvojë.

Mira Kazhani: Ecën banaliteti? Është marketing e shara, banalja?

Fisnik Ismaili: Gjuha e kapshme. Unë kam bërë edhe slogane për fushata të cilat kanë tingëlluar pak vulgare ose kanë pasur konotacione seksuale, kanë qenë në fundin e kufirit, por që kanë pasur efekt. Kjo që është në propagandë, në marketing, në publicitet që agjensitë publicitare duan ta quajnë veten në gjithë botën zinxhir komunikimi. Ne komunikojmë përmes fotografisë, design, website-it, rrjeteve sociale dhe gjejmë mënyrën si të komunikojmë përmes sloganeve, reklamave televizive. Mënyra më e mirë që të komunikosh është nëse flet në gjuhën e njerëzve. Gënjen dikush nëse thotë që nuk shan 10 herë në ditë, më gjej një person që nuk shan 10 herë në ditë, minimumi 10 herë.

Mira Kazhani: Me mendje ndoshta, po ta shkruajnë të gjithë nuk besoj.

Fisnik Ismaili: Po mirë, po ai kur e lexon e gjen veten. Domethënë reklamat e suksesshme janë ato reklama ku kur dikush e shikon reklamën, duke blerë një produkt, duke ngrënë një akullore, duke drejtuar një makinë, e shikon veten dhe pastaj e dëshiron një reklamë. Edhe me gjuhën është e njëjta gjë. Ai e gjen veten dhe më kanë shkruar shumë njerëz që thonë unë nuk e them, por ajo që thua ti është ajo që mendoj unë gjithë ditën. Kështu që është gjuha me të cilën i drejtohesh.

Mira Kazhani: Pasi kisha vendosur të të ftoja në podcast dhe isha entuziaste, sidomos më pëlqen shumë Fis të gjej personazhe të mirë nga Kosova, kam shumë dëshirë të flas me ta edhe thashë ok, duket mirë edhe sa mirë që pranoi...

Fisnik Ismaili: Ja ke bërë përzgjedhjen më të mirë po hajt...

Mira Kazhani: Thashë sa mirë që pranoi. Pastaj siç ndodh rëndom po shihja Instagramin tënd, unë nuk kam Facebook prej gati një dekade. Po shikoja aty, fotot ishin shumë mirë, prej artisti, krijuese, pashë Nitën, pashë nënën tënde pashë humorin tënd të zi, po diku-diku lexova disa komente me një fjalor apapa “oh my God”.... (qesh)

Fisnik Ismaili: S`ke parë gjë, në Instagram shaj shumë pak.

Mira Kazhani: I thashë vetes “O Zot çfarë kam bërë, kë kam ftuar në podcast”. Pata një lloj sikleti, e pranoj!

Fisnik Ismaili: A ma ke parë foton e mamit me gishtin e mesit.

Mira Kazhani: I pashë të gjitha. (qesh)

Fisnik Ismaili: Mami doli kështu se di kush e shau mamin. Ishim në Shëngjin, mami kishte ikur dhe shkova edhe unë një fundjavë që të rrija me të dhe motrat ishin atje. Po lexoja disa komente dhe dikush më shau nga nëna. Mami ishte aty dhe i thashë: “mami çoje gishtin e mesit”. Ajo çfarë u bë dhe unë e fotografova. Ajo çfarë po bën, unë tak e postova. A mundem të shprehem vulgar?

Mira Kazhani: Po mund të shprehesh!

Fisnik Ismaili: Dhe thashë për të gjithë ata që ma shajnë mamin, mami im një m*t si ju nuk e prek as me një shkop 2 m të gjatë dhe i mori 10 mijë like. 10 mijë like i mori fotografia. Asnjëherë nuk kam sharë dhe s`kam qenë më vulgar në televizion se sot.

Mira Kazhani: Ky nuk është televizion, është podcast në YouTube, është i njerëzve.

Fisnik Ismaili: Po çfarëdo qoftë, në media vizive nuk kam qenë kaq i fëlliqur asnjëherë, ma nxore.

Mira Kazhani: Sa vota more duke sharë në mandatin e parë?

Fisnik Ismaili: Në mandatin e parë i mora 7 mijë vota dhe isha në cep për t`u futur, u bëra deputet. Po të gjithë ata që më votuan më thonin premto që nuk do të ndryshosh. Ky ka qenë premtimi im kryesor. Zakonisht kur një qytetar bëhet deputet, edhe unë pak ndryshova, nisa të mbaj kollare se nuk kam mbajtur, i kam urryer. Kjo ndodhi më vonë pasi u dobësova filloi të më pëlqente pak vetja. Bëja testin, fotografia me kollare dhe fotografia sportive. Kjo i merrte 10 mijë like, kjo merrte 5-6 mijë, 4 mijë dhe thashë ok njerëzit e gjykojnë pamjen shumë më shumë se ç`e mendojmë ne. Ndërkohë unë vazhdova të shaja dhe e rrita pak nivelin. Madje ka pasur një moment Shpendi, më mori në telefon, ishim afër zgjedhjeve të dyta 2017, më tha: “Fis po më thonë njerëzit nuk do të votojnë se po shan shumë”. I thashë “cilët njerëz”, më tha “krejt”. “Cilët krejt, Shpend”? “Po krejt”! “Sa veta po të shkruajnë”? “Numëroji sa veta 12, 16, 22 numëroji”! Në atë kohë unë i merrja nga 8 mijë, 10 mijë like edhe 2-3 mijë komente që thoshin do të votoj vetëm se i the kështu Berat Buzhalës, do të votoj vetëm pse e shave këtë kështu. Ata më ndalonin në rrugë duke më thënë ty do të votoj vetëm se e the këtë, herë të shara dhe herë ndonjë fjali më të guximshme. Dhe i thashë Shpendit kush janë ata krejt se nëse është kjo shoqëria jonë e ngushtë, sa janë aty 50-60. I zbrita 50-60, i numërova këto që më kanë thënë dhe më dilte më mirë. Domethënë edhe në zgjedhjet e tjera i mora 17 mijë vota. Ky ka qenë kapërcimi i Vetëvendosjes në 2014-2017. Ka qenë kapërcimi ku Vetëvendosja u dyfishua, në deputetë, në vota, në numër, por unë kërceva nga 7 mijë në 17 mijë gati u trefishova. Të gjithë ata të votuarit tek “Vetëvendosja” iu ngritën votat dhe në një rang listë prej më të votuarit unë kam qenë i 15-ti, nëse nuk gaboj. Të gjithë morën dyfish vota dhe u ngritën po vetëm unë kapërceva prej 15-ës dola i 9-ti më i votuari në Vetëvendosje. Pastaj aty u bë njëfarë lëmshi...

Mira Kazhani: E more në telefon Shpendin pastaj?

Fisnik Ismaili: Po, po! Gjithmonë i kam thënë Shpendit kur ta vërtetoj, si i thonë: “When i prove you are Wrong”, kur ta vërtetoj që ke qenë gabim, ta nxjerr letrën (imiton momentin). Jam shumë i poshtër pak.

Mira Kazhani: Je pak!

Fisnik Ismaili: Jam shumë i poshtër pak!

Mira Kazhani: O Fis, është pyetje hipotetike dhe është shumë me “po sikur”. Po po të kishe qenë grua, vajzë, po të kishe qenë Mira do e kishe bërë dot këtë rol? Do iu ishe kthyer kështu njerëzve? Alteregoja ime ka dashur që të kem një Fisnik brenda dhe t`u jem përgjigjur kështu disa njerëzve që në momente të caktuara komentuesit ia kanë futur kot dhe më kanë sharë pa të drejtë.

Fisnik Ismaili: Me këto mend që kam po.

Mira Kazhani: Edhe po të ishe grua, vajzë?

Fisnik Ismaili: Me këto mend që i kam po. Por se si kisha përfunduar s`e di.

Mira Kazhani: Do kishe pasur këtë sukses? Këtë staturë që ke? Këtë pëlqyeshmëri?

Fisnik Ismaili: Ndoshta kisha përdorur një strategji tjetër.

Mira Kazhani: Për shembull?

Fisnik Ismaili: Mua më pëlqen guximi i Zhaklin Lekatarit. Zhakun e njoh prej Prishtinës, kur ka jetuar atje. Më pëlqen guximi. Ajo ka plot hater-s po ka dhe njerëz që... se kur ia lexoj postimet shpesh janë shumë edukative, por dhe di që të ngacmoj. Kështu që e kisha zgjedhur jo në temën dhe kahun që ajo ka zgjedhur, po kisha zgjedhur një kah ku prapë nuk kisha duruar pa provokuar. Mua një pjesë të kësaj lirie dhe guximi ma ka dhënë fakti që kam qenë në luftë.

Mira Kazhani: Në luftë kanë qenë shumë për atë punë.

Fisnik Ismaili: Jo, pak njerëz kanë luftuar. Vetëm 2% e kosovarëve kanë dalë në luftë. Tjetër tregim është ky. Puna është me marrë guximin dhe t`i kundërvihesh të padrejtës dhe nëse ai tjetri ka qenë luftëtar kjo është parë goxha e guximshme. Të kisha qenë vajzë, grua kjo pjesa e luftës, nuk e di se si do e kisha kapërcyer, edhe pse kam shoqe të cilat kanë luftuar dhe janë shumë të respektuara, po të cilat kanë zgjedhur mos ta marrin këtë guximin me godit kaq shumë.

Mira Kazhani: Jetojmë në epokën e linçimit, në epokën e fjalës, thuhet gjithçka. Siç dëgjon këtë rrëfimin tënd autentik, dëgjon dhe njerëz që të këshillojnë që injoroje. Injorimi është rruga më e mirë. Çfarë mendon ti për injorimin? Duhen injoruar disa të mjerë?

Fisnik Ismaili: Po! Unë e gjej veten në atë pozitën “hëngër m*t ky”. Mos ia kthe! Mos ia kthe! Mos ia kthe! Mos ia kthe! Mos ia kthe! Ia kthej! Mundem ta injoroj 4 minuta e gjysmë, nuk mundem më shumë. (qesh). Kur e kërkon dikush, nuk mundem pa ia kthyer.

Mira Kazhani: Ne në Shqipëri themi “pushka top u bëftë” dhe ti je varianti “pushka top u bëftë”, shumë mirë. Do ikim nga kjo goditja se ti je dhe shumë artist. Ti je sidomos artist.

Fisnik Ismaili: Unë nuk e quaj veten artist. Maksimumi që e quaj veten është kreativ. Kam fituar çmime për punën kreative, jo për punën artistike.

Mira Kazhani: Një artist është kreativ?

Fisnik Ismaili: Absolutisht po, por mundesh të jesh kreativ pa qenë artist.

Mira Kazhani: Si të erdhi ideja për të ndërtuar New Born? Kishte një konkurs atëherë, konkurove apo ishte thjesht ideja jote “out of the bloom”?

Fisnik Ismaili: Jo ishte “out of the bloom”. Më erdhi në kokë, m`u kap fjala dhe pastaj çfarë mediumi ta bëjmë, përse në anglisht, kishim pak konflikte në zyrë. Jo pse anglisht, pse kjo fjalë. Fjala është e kuptueshme nga të gjithë.

Mira Kazhani: Kosova donte të njihej nga të gjithë.

Fisnik Ismaili: E kisha një farë inati, 13 vjet kam jetuar në Angli edhe çdo revistë, çdo publikim, çdo televizion, çdo emision për Kosovën, edhe pse ishin mirë tekstualisht, vizualisht ose ishte një fëmijë me qurra që i rridhnin në hundë, ose ishte një plak pa dhëmbë, ose ishte një shtëpi e rrënuar. Më vinte shumë inat pse nuk ishte ajo Kosova që unë njihja. Pse nuk po vendosin një pamje më të bukur të Kosovës. Po kur e mendon nuk ka dhe aq shumë pamje të bukura. New Born-in e kam menduar si diçka të cilën doja që ta fotografonin gazetarët atë natë dhe t`i tregonim botës se ne dimë të bëjmë edhe gjëra të bukura dhe kreative. Prandaj e kam bërë 3 metra të lartë, sepse unë nuk kisha bërë kurrë skulpturë...

Mira Kazhani: Dhe vetë 2 metër e gjysmë je!

Fisnik Ismaili: Po kur u mor vendimi për lartësinë e New Born-it, ishim në zyrë, nuk kisha bërë skulpturë kurrë. Dija për skulpturat tipografike “LOVE” e Robert Indiana, “IAMsterdam”, janë disa në botë që janë të famshme dhe thashë po e bëjmë 2 metra e gjysmë se duhet të jetë më e gjatë se unë. U ngrita në këmbë, ngrita dorën dhe i thashë dikujt mate me metër sa e kam dorën e gjatë dhe unë me gjithë dorë e tejkaloja 2 metra e gjysmë. Dhe thashë jo se s`dua t`ia prek fundin 3 metra. Aty u vendos që të bëhej 3 metra.

Mira Kazhani: Pse nuk doje t`ia prekje fundin?

Fisnik Ismaili: Po doja të bëja diçka më të madhe seç jam vetë. Kur unë nuk mundem që ta prek fundin, mos të munden as të tjerët. Edhe u vendos që të bëhej 3 m. Pastaj propocionalisht kur e bën 3 metra u bë 25 metra, e menduam ku ta vendosnim. Aty ishte hapësira e vetme e mirë dhe e mjaftueshme për të zënë njerëz, për të pasur distancën e mjaftueshme të fotografosh, para ish-pallatit të rinisë, monument urban, para pallatit të të rinjve dhe mbi të gjitha ishte përballë hotelit “Grand” në të cilin ishin gjithë gazetarët e gjithë botës. Thashë strategjikisht kjo është pika më e mirë, të paktën përkohësisht. Pastaj u nisa të ndërtoj me paratë e mia, nisa ta ndërtoj, ndërkohë ishin 11 ditë në pyetje, bëja presion që të paktën qeveria ta shikonte se çfarë po bëja. Se qeveria ka shpenzuar shumë lekë për manifestimin, prej të cilëve një fraksion të vogël mezi e kanë paguar New Born-in, ky është një konflikt tjetër, edhe pse New Born doli si pjesa më e bukur e mbrëmjes. Unë e kisha dëshirën ta bëja pjesë zyrtare, në të cilën vijnë ata prej kuvendit dhe shpallin Pavarësinë, dalin në konferencë për shtyp, vijnë tek New Born-i, zbulohet, e firmosin, e firmosin dhe të tjerët edhe bëhet pjesë e ceremonisë. Por nëse ata nuk do e pranonin unë një natë para Pavarësisë, vetëm i kisha vendosur shkronjat aty edhe...

Mira Kazhani: E besoj! (qesh)

Fisnik Ismaili: U nis ajo, unë i kisha katër shkronja të bëra edhe kisha fotografitë në projek-propozim të cilin ia dërgoja qeverisë që ta lexonte. Ata e hapnin aty dhe gjenin Fisin. Më njihnin mua si njeri 2 metra plus e kisha një punëtor të asaj punëtorisë në qafë. E kam atë fotografi, ai është në qafë dhe prapë të dy jemi më të vegjël se New Born. Vetëm të tregonim se sa i madh është monumenti.

Mira Kazhani: Kush kujdeset për New Born-in tani, është qeveria, bashkia e Prishtinës?

Fisnik Ismaili: 5 vjet për inate personale ministri i atëhershëm i kulturës Memli Krasniqi, 5 vite nuk më ka lejuar që ta ngjyros. Se ideja ka qenë që New Born të ngjyrosej çdo vit.

Mira Kazhani: Siç ndodhi sivjet dhe me mesazhin që...

Fisnik Ismaili: Ky është viti i 10-të që po ngyroset, por meqënëse është metal, ndryshket, është çelik pastaj ato shkrimet dielli, i zbeh, i prish. Ideja ishte çdo vit ta ngjyrosim ndryshe dhe t`i jepnim një temë tjetër.

Mira Kazhani: Shumë e bukur është!

Fisnik Ismaili: Ato nënshkrimet e natës së parë u mbuluan 365 ditë nga nënshkrimet e tjera. Nuk ishin më. Nuk ishte New Born i natës së parë më. U shkarravit, u fëlliq goxha. Edhe vitin e parë i shkruajta unë ministrit të kulturës dhe ai më kthen një mesazh ku më thotë: “Shefi (kryeministri) po thotë nuk duhet t`i humbasë autenciteti veprës. Thashë WTF? Shefi e di më mirë se vetë autori? Po unë nuk jam ai, se është monument publik, nuk jam ai që e ngjyros vetë. Edhe kështu shkuan 5 vjet. 5 vjet ajo u fëlliq, u bë me spray. Vetëvendosja e pati një aksion B-në e bëri P. U bë “New Porn”, u bë gjithçka. Shumë e lezetshme ka qenë dhe ajo periudha, por që u fëlliq shumë dhe e dija që është ndryshkur dhe duhet të gërryhej. Edhe për 5-vjetor iu shkruaj prapë email bashkisë dhe qeverisë, edhe iu them: “Është 5-vjetori, gjendja e monumentit është shumë e mjerë, nëse lihet kështu përfundon të shitet për hekur. Ky është propozimi ynë për ta ngjyrosur”. Dhe unë e kisha propozimin për ta ngjyrosur me flamujt e të gjitha shteteve që na e kanë pranuar Pavarësinë, si formë falenderimi. Ata e pranuan email-in tim dhe vepruan në email-in tim duke e ngjyrosur prapë të verdhë. E injoruan idenë time. Veç doli një kamion pa lidhje i qeverisë, edhe me një furçë e ngjyrosën të verdhë. Ishte e mërkurë. Përvjetori i Pavarësisë ishte të dielën, në mos gaboj. Edhe e ngjyrosën të verdhë. Ok thashë, këta morën guximin për t`i mbuluar firmat e gjithë atyre njerëzve të fillimit, tash ma hapët mua rrugën të bëj çfarë të dua. Meqënëse ishte publik monumenti, tashmë ma dhe hapësirën për të ndërhyrë. Nëse t`i intervenove pa e pyetur autorin, atëherë edhe autori po intervenon pa e pyet qeverinë. U futëm kështu dhe bëmë një super improvizim në të cilën 150 veta ngjyrosën për 24 orë dhe e bëmë super super të bukur. Ka qenë i pari i ngjyrosur për 5-vjetorin me flamujt. Doli bukur. Njerëzit e panë. Tashmë s`kishin guxim as të nënshkruanin se doli shumë i bukur. Edhe: Mos shkruaj, mos shkruaj! Akoma përmendet Aurona, një vajzë e cila në flamurin e Kanadasë shkruajti emrin. Askush s`e di kush është ajo, po u bë shumë e madhe: Shih Aurona e fëlliqi New Born-in, turp i qoftë. U bë shumë e madhe. Para dy ditësh e pashë një meme me Auronën. Vazhdon mbas 10 vjetësh ajo të jetë emër i mbajtur mend se e ka fëlliqur New Born-in e para. Pastaj vazhduam ta ngjyrosim çdo vit, edhe ka qenë një betejë tjetër e imja ta fusja në mbrojtjen e Institutit të Monumenteve, në të cilin i njëjti ministër ka refuzuar për inate personale. Vjen një moment për të aplikuar në Unesco. Kur aplikoi Kosova në Unesco i duheshin sa më shumë objekte të trashëgimisë kulturore, futën edhe New Born-in aty dhe detyrimisht New Born u bë monument zyrtar, në të cilin tashmë unë gjithmonë aplikoj me një ide, edhe është komisioni që ma miraton idenë. Munden edhe të tjerë të aplikojnë.

Mira Kazhani: Në gjithë këtë histori, pyetja që më rrinte si çekan mbi kokë është: Pse jemi kështu ne, si në Kosovë, si në Shqipëri, ndoshta Ballkani është i tillë me këto inatet personale? Ti do ia jepje një shpjegim? Konica ia ka dhënë për shembull.

Fisnik Ismaili: E ka dhënë shumë mirë ai. S`ka ndryshuar asgjë. S`jam më elokuent se Konica për ta thënë më mirë.

Mira Kazhani: Me Nitën jeni shumë të ngjashëm. Nita nuk është partnerja jote, është bashkëshortja jote? Jeni martuar?

Fisnik Ismaili: Jo, s`jemi martuar asnjëherë. Bashkëjetojmë. Nita është e familjes Qena. Muharrem Qena, Agim Qena, Xhevat Qena, Leze Qena, gruaja e Xhevatit. Këta janë artistë. Si unë, këta kanë nga një dërrasë mangët. Janë komplet familja ashtu.

Mira Kazhani: Nuk zhgënjen asnjëherë. Kur mendon që po bëhesh romantik dhe vetëm kur fillon… (qesh)

Fisnik Ismaili: Po unë me atë dërrasë mangët të Nitës rashë në dashuri, kështu që… (qesh). Ndër gjërat më të pazakonta që dikush tjetër do i kishte parë si negative, unë me ato kam rënë në dashuri. Nita është ajo që është. Madje Nita është një prej normaleve në familje. Po e ka dellin superkreativ dhe sensin e humorit.

Mira Kazhani: Edhe Nita merret me dizajn, punoni bashkë.

Fisnik Ismaili: Dizajnin e kryejmë. Çfarëdo që kemi prek e kemi bërë shumë mirë. Pa Nitën, as New Born-in s`e kisha bërë. Ato 11 ditë unë s`dija ku kam kokën, Nita ka qenë personi i vetëm që ka besuar që kemi për ta bërë.

Ish-ortaku im nuk e ka besuar që do ta bënim. Punëtorët që kisha thoshin: Nuk bëhet kjo. Po natën e fundit, secili ka dalë aty, minus 16 gradë, edhe bashkë me mua, edhe e kemi vendosur.

Mira Kazhani: Gjërat e mëdha dhe gjërat e bukura duan pak çmenduri nga pas.

Fisnik Ismaili: Nita është krahu… edhe unë kur vendos të bëj ndonjë gjë të madhe… Se ka dhe momente që bie Në njëfarë amullie. S`po them depresion. Edhe Nita më thotë: Po të vjen një sfidë. E di ajo kur më vjen një sfidë mua. Po dhe sfidat që i mendoj, i mendoj të tilla që edhe Nitës kanë për t`i pëlqyer. Momentin kur vendosa të hap palestër ka qenë vendim kështu…

Mira Kazhani: Palestrën ku ti nuk shkon…

Fisnik Ismaili: Po, në të cilën nuk shkoj

Mira Kazhani: Si ia ke vënë emrin?

Fisnik Ismaili: Transformohu! Është emër pak i trashëguar. Restoranti e ka emrin “HaMirë”. Slogani i dy kompanive është “HaMirë”, “Transformohu”. “Nit, po e nisim një palestër dhe një restorant”. Menjëherë: “Kur po ia nisim?” Është shumë, shumë përkrahëse.

Mira Kazhani: Ky është sekreti i raporteve të lumtura. Apo jo?

Fisnik Ismaili: Kur ka mjaft të përbashkëta për t`ju futur sfidave bashkë. Ose kur njëri përballet me sfida, tjetrI mos t`ia injorojë ato, por të paktën t`ia kuptojë ato. Për fati tim të mirë Nita ka punuar 18 vjet në British Council College dhe ka udhëhequr projekte madhore të të gjitha llojeve. Kryesisht kulturore edhe edukative.

Mira Kazhani: Kush nga ju e flet më bukur anglishten?

Fisnik Ismaili: Unë ndoshta se kam qenë atje, por Nita kurrë pa jetuar atje e flet më mirë se shumë shqiptarë që jetojnë me dekada.

Mira Kazhani: Ti ke dy djem nga martesa e parë që jetojnë në Londër. E ka trashëguar ndonjëri prej tyre shpirtin tënd artistik? Kanë ndonjë talent?

Fisnik Ismaili: Zero. Talent kanë, por vullnet jo. Të madhit nuk i duket interesante. Ai është rehat në atë botën që ka. Është shumë i zgjuar, por kur vjen puna të bëjë diçka thotë “Pff, e mësova si bëhet dhe s`po më duket interesante”.

Mira Kazhani: Është tipar i kësaj gjenerate.

Fisnik Ismaili: Po, po e shoh. Po më habit se ky është pak më i vjetër. 30 vjeç bën. I vogli 21 është si “entrepreuner” që po fiton më shumë lekë se unë. Në 19 vjet ai ka bërë më shumë lekë, trading, drop shipping, bitcoins. Këto industritë e reja po i eksploron, por ajo që po i vlen shumë është që e zbuloi pak veten, kombinim i teknologjive të reja me punën kreative që e bëjmë ne. Kështu që ka nja një vit që ne bashkëpunojmë.

Mira Kazhani: Prindërit e tu çfarë kanë qenë?

Fisnik Ismaili: Babi ka qenë ekonomist. Një prej figurave që mbas lufte u sulmua goxha. Ka qenë goxha figurë prominente. Babi një kohë ka qenë drejtor. Ka qenë drejtor i fabrikës së amortizatorëve, sustave të makinave. Fabrika e këtyre sustave, atëherë në ’80-ën ka arrit të bëjë kontratë me Peugeot për t`ia shitur këto pjesë Peugeot-së. Pastaj u bë edhe guvernator i Bankës Popullore dhe për një kohë ka qenë edhe kryetar i klubit futbollistik të Prishtinës, në vitet më të mira kur flitet për Fadil Vokrrën, për legjendat e Prishtinës. Kur ata kanë shkuar në Beograd dhe i kanë rrahur kur ata ishin edhe kampionë Europe. Ekipi i futbollit të Prishtinës në vitet `80 ka qenë mënyra e vetme e rebelimit të cilën ne kemi mundur ta shprehim ndaj serbëve. Ata kanë qenë heronjtë e Kosovës, heronjtë e Prishtinës. Babi ka rastis të udhëheqë në atë kohë dhe të bëjë disa lëvizje të cilat kanë sjellë trajnerë të famshëm aty për ta ngritur këtë çështje dhe ka qenë shumë interesante.

Mira Kazhani: Superjetë babi!

Fisnik Ismaili: Babi e ka jetuar! Ne themi Jack. E thoni juve këtu? Edhe fjalët e mia të fundit kanë qenë: Jack ke qenë, si Jack shkove. Jack është kur je ok. Di të shijosh jetën. Jeton mirë. Mami ka qenë njëfarë aktiviste. Interesante e ka pas historinë.

Mira Kazhani: Ia paske marrë asaj këtë shpirtin aktivist.

Fisnik Ismaili: Rrallë ka ndodh në vitet `60 për një grua të shkonte të kalonte një vit në Londër për të mësuar anglishten. Mami ka studiuar anglishten dhe ka jetuar në kohën e The Beatles, në Angli. Ka parë një koncert të The Beatles. Tregonte për kohën kur kanë qenë “hippie” ata. Qenë çmend pas Beatles. Me minifunde…

Mira Kazhani: Ka fotografi të asaj kohe?

Fisnik Ismaili: Ka. Me flokë kështu (e tregon me dorë). Pastaj ka qenë mësimdhënëse e gjuhës angleze. Pastaj ka udhëhequr një repart në Bibliotekën Kombëtare. Ka qenë kryetare e grave të Kosovës në kohë të Socializmit.

Mira Kazhani: Ti beson që Londra apo familja ka ndikuar më shumë tek ty?

Fisnik Ismaili: Shyqyr që kam ik në Londër, se mos të kisha ik në Londër do kisha përfunduar një fëmijë shumë i llastuar. Kemi qenë më të privilegjuar. Unë edhe njoh fëmijë të tjerë, moshatarë të mi të familjeve të privilegjuara s`është se kanë bërë ndonjë gjë. Kanë mbetur të llastuar, ose kanë mbetur duke jetuar në ato kohë. Kohët ndryshuan ndërkohë. Unë i falenderohem faktit që kam arritur të edukohem. Ne kemi jetuar edhe tre vjet në Moskë kur kam qenë shumë i vogël. Babi ka qenë drejtor atje në Moskë i Bankës së Jugosllavinë në Moskë edhe kemi jetuar si ndërkombëtarët, me sistemin e Brezhnev-it. Shumë shtypës, komunist, në të cilin ne si ndërkombëtarë kishim një pozicion shumë të lartë aty në shoqëri. I kam përjetuar këto dhe kam pas fatin të edukohem në një mënyrë pak më të veçantë. Pastaj dalja ime në Londër dhe rënia ka qenë pastaj një shpullë shumë e mirë që mos të rrisja mendjen e mos të llastohesha. Jam pak i llastuar, e pranoj, por jo deri në atë masë.

Mira Kazhani: Të gjithë burrat janë pak të llastuar. Gocat duket sikur janë, por jo në fakt. Burrat janë të gjithë nga pak. I llastojnë mamatë.

Fisnik Ismaili: Puna e parë që më kanë dhënë ka qenë të gërryeja një dysheme.

Mira Kazhani: Ti e ke bërë?

Fisnik Ismaili: E kam bërë. Pastaj kjo më ka ndihmuar vite më vonë të përballoja edhe të dija… se kam pas edhe në Angli momente kur kam pasur shumë lekë, pak lekë… Jetën unë e kam shumë “roller coaster”. Kam parë para syve të mi politikanë të cilët janë tjetërsuar. Para syve të mi e kam parë momentin kur shkëndija e syve i ka ndryshuar në momentin kur e ka kuptuar që është bërë i rëndësishëm përmes disa votave, ose përmes një emërimi. Kam parë shumë miq të mitë që i kam humbur, me të cilët kemi bërë atë shtegtimin, i kam ndihmuar shumë për të mbërritur aty ku janë, të cilëve cinggg, iu ka ndryshuar, në fytyrë e kam vërejtur…

Mira Kazhani: A të ka dhembur? Të lëndon?

Fisnik Ismaili: Jo. Jeta e tyre është, s`është e imja.

Mira Kazhani: Çfarë të vret ty?

Fisnik Ismaili: Jo, unë as s`kam lyp mirënjohje prej tyre, as kërkoj mirënjohje prej tyre.

Mira Kazhani: Në përgjithësi nga jeta, çfarë do të të lëndonte? Çfarë të prek?

Fisnik Ismaili: Pikën më të dobët e kam që iu besoj shumë njerëzve. Edhe ma kanë keqpërdorur ama shumë, ama shumë, ama shumë. Ekstrem shumë ma kanë keqpërdor. Kudo që të futem, unë e lë zemrën. Edhe i them, aman po e lë këtu po mos ma shtrydh, ose mos ia ngul një laps apo diçka, gjithmonë ia ngul dikush.

Mira Kazhani: Ti je tek 50-tat dhe nuk ke arritur ta ndryshosh këtë.

Fisnik Ismaili: Jo, kështu që s`ka shpëtim. Po qëllove ky lloj personi, ke për të vuajtur gjithë jetën.

Mira Kazhani: Tirana të pëlqen? Jugu i Shqipërisë? Adriatiku? Veriu? Ku të pëlqen të rrish këtu?

Fisnik Ismaili: Unë jam fëmijë i betonit. Jam rrit në pallat në Prishtinë. Kam jetuar në pallat në Angli. Jam i “rrugëve” (i qytetit) nuk jam shumë i natyrës. Tiranën e dua ekstrem shumë. Këtu e kam pas agjencinë në 2005-2010. Domethënë nuk është hera e parë që po veproj në Tiranë. Kam shumë miq. Kam shumë raporte të mira me shumë njerëz. Kam edhe raporte të hidhëta, siç gjithandej.

Mira Kazhani: Çfarë raporti ke me pronën?

Fisnik Ismaili: E kam një banesë të vogël në Prishtinë. S`di unë të mendoj kështu: kam blerë tokë aty. Dikush thotë, duhet ta shesësh atë tokë, të bësh lekë ca lekë të blesh një tokë tjetër.

Mira Kazhani: Vetëm këto muhabete dëgjon.

Fisnik Ismaili: Këto mendime me shit e me ble, përtoj shumë. Ka shumë mënyra më të lehta të fitosh lekë. Kam miq që kanë blerë prona gjithandej, por unë s`mund të bëhem rob i një prone të caktuar. Domethënë kur thonë, hajde po blejmë një vilë në bregdet. Pastaj do detyrohesh të shkosh në atë vilë gjithë kohën. Kur e shoh që shpenzojnë edhe më shumë, unë them: Këto lekë i kanë çuar çdo vit diku, s`kisha lënë cep të botës pa i fut hundët. Po unë s`i kam as ato lekët e mëdhaja, as kohën për të filluar t`i fus hundët nëpër cepa të botës. Po që do vijë edhe ai moment. Unë atë pjesën e fundit të jetës e shoh duke i fut hundët nëpër botë. E kam pasaportën e huaj kështu që gjynah që s`po e përdor.

Mira Kazhani: Gjëja që të jep më shumë kënaqësi dhe të lumturon ty?

Fisnik Ismaili: Eh, sikur të kisha një dhe e kisha përsërit gjithë kohën.

Mira Kazhani: Po thuaj 5.

Fisnik Ismaili: S`kam pesë. Nuk kam ndonjë gjë specifike. Unë lumturinë e shoh të përbërë prej grimcave të lezetshme në jetë, të cilat i mbledh. Domethënë bën një koleksion. Një kafe me një mik të mirë, një muhabet është një grimcë. Pastaj është një grimcë një “road trip” nga Tirana në Prishtinë, domethënë po e bën interesante diçka. Kështu që sa më shumë që bën koleksion të grimcave të lezetshme të lumturisë, sa më i madh koleksioni, aq më i lumtur je. Nuk është se e ndjek lumturinë, por bëj apo bashkëbëjmë diçka për të bërë një gjë më të këndshme nga e cila e ndërton pastaj këtë farë lumturie.

Mira Kazhani: A thua kjo orë, kjo bisedë ishte një grimcë lumturie? Të shijoi ashtu?

Fisnik Ismaili: It didn't seem to me, I didn't come. Even with the fact that I spoke very freely and let out some words that I don't usually let out. You are very cute and you have a little, pretty little.

Mira Kazhani: Pretty much, pretty podcast (laughs). Thank you very much Fisnik Ismaili! If I were to recap right now, this episode would be a new color in the cycle of the entire podcast like those colors with New Born that you say need to change. So I say that this story of yours and this conversation has a special color. It was interesting, honestly!

Fisnik Ismaili: I am very happy and I am glad that I have chosen very neutral colors.

The "Zë me Miran" podcast was supported by Credins Bank and Vodafone Albania

*The right to repost is prohibited without the permission of the editor

Any misrepresentation of facts online will be prosecuted